NËSE KOKRRA E GRURIT NUK VDES…

Martesa është një formë vdekjeje. Një vdekje e “unit” të çdonjërit me qëllim që të lindë “ne-ja”.

Në jetë tona, bëhet fjalë për një vdekje në gjithçka që nuk na lë të jetojmë më në plotësi dhe tërësisht, një vdekje ndaj asaj që është personale me qëllim arritjen e lumturisë së çiftit. Kush nuk është në gjendje të vdesë, nuk është në gjendje as të jetojë. Bashkëshortët duhet të vdesin, nëse duan të jetojnë.

“Jezusi tha:

nëse kokrra e grurit e mbjellë në dhé nuk vdes,

mbetet e vetme;

po nëse vdes jep shumë fryt!

Kush e do jetën e vet, do ta humbë.

Ai që e urren jetën e vet në këtë botë,

ai do ta ruajë për jetën e pasosur”.

(Gjn 12,24-25)

Kujtimi i vdekjes dhe i ngjalljes së Krishtit duhet të aktualizohet në jetët tona. Do të reflektojmë mbi kokrrën e grurit, duke kërkuar që ta zbulojmë në të ecjen tonë drejt lumturisë, drejt një jete me germa të mëdha. Nuk ekziston e Diela e Pashkës, nëse më parë nuk kalojmë nëpër të Premten e Madhe; kokrra e grurit nuk jep fryt, nëse më parë nuk vdes, nuk arrihet gëzimi, nëse nuk jeni munduar që ta arrini atë…

  • Falë kokrrës së grurit që vdes, na vjen një kallëz i ri gruri.
  • Falë vdekjes së kallëzave, marrim miellin.
  • Falë vdekjes së miellit, marrim bukën.
  • Falë bukës që dhurohet në vdekjen e saj, marrim ushqimin që na mban në jetë.

Nuk është një vdekje që e shkatërron qenien tonë, por një vdekje për të qenë më shumë, për të qenë më të mirë. Krishti vdiq që ne të mund të vdisnim për nga mëkati, në këtë mënyrë mundi të jetë ngjallja që na e mundëson të lindim për jetën e re…

Në jetë tona, bëhet fjalë për një vdekje në gjithçka që nuk na lë të jetojmë më në plotësi dhe tërësisht, një vdekje ndaj asaj që është personale me qëllim arritjen e lumturisë së çiftit. Kush nuk është në gjendje të vdesë, nuk është në gjendje as të jetojë. Bashkëshortët duhet të vdesin, nëse duan të jetojnë.

Martesa është një formë vdekjeje. Një vdekje e “unit” të çdonjërit me qëllim që të lindë “ne-ja”.

Nuk ka dashuri të vërtetë nëse nuk ka:

  • Vdekje të unit.
  • Vdekje të egoizmit.
  • Vdekje të krenarisë.
  • Vdekje të shprehjes “duhet të më durosh, sepse kështu jam unë”.

Të martohesh do të thotë të vdesësh për nga beqaria:

  • Të vdesësh për nga mendësia e beqarisë.
  • Të vdesësh nga të pasurit e një zemre prej beqari.
  • Të vdesësh për nga vendimet e marra vetëm.
  • Të vdesësh për nga e “vërteta sipas meje”.
  • Të vdesësh për nga të qenit i lumtur vetëm.
  • Të vdesësh për nga kthimi në shtëpi nëse të teket.
  • Të vdesësh për nga përdorimi i parave pa u këshilluar.
  • Të vdesësh për nga vënia e miqve dhe e mikeshave para bashkëshortit/es.

Nuk është shumë e vështirë të thoni po para altarit. E rëndësishme është që të thoni po në të gjitha ditët, ndërsa vdisni për nga shumë gjëra që e vështirësojnë bashkëjetesën.

Të vdisni me qëllim që tjetri të jetë më i/e lumtur, për ta gëzuar atë, për të bërë ashtu si i pëlqen tjetrit, për t’i shmangur problemet. Është t’i thuash po gjithçkaje që e bashkon çiftin… është t’i thuash jo asaj që e ndan.

Ka martesa të palumtura, sepse mungojnë bashkëshortët me aftësinë për të vdekur. Bëni kujdes, siç thamë më parë, kush nuk është në gjendje të vdesë, nuk është në gjendje as të jetojë. Disa, për të mbijetuar, e vrasin tjetrin, duke mos e lënë që të shprehet si person, duke folur keq për të, duke mos i ndihmuar realizimit të tij/saj ose duke e përdorur atë.

Të vdesësh do të thotë të ngjallesh.

Krishti jeton, u ngjall! Vdekja për nga mëkati do të na bëjë të ngjallemi në hir, vdekja për nga egoizmi do të na lejojë të ngjallemi në dashuri. Kështu do të jetojë Krishti në zemrën e secilit, në martesë, në familje. Nëse ndodh kjo, GËZUAR PASHKËN E NGJALLJES!

Për bashkëbisedim në çift

  1. A kemi vdekur me të vërtetë?
  2. Çfarë duhet të vdesë ende në mua për të të bërë ty më të lumtur?
  3. Çfarë na kushton më shumë për të vdekur?
  4. Çfarë pengesash hasim për të vdekur për nga egoizmi?
  5. A ka “jetë hiri” në çiftin tonë?

Për t’u lutur bashkë

O Zot,

ti e zgjodhe rrugën e vdekjes,

të mohimit,

për ta përqafuar jetën,

ngjalljen.

Na mëso të heqim dorë

nga gjithçka që na kufizon

në angazhimin si çift,

nga ecja vetjake,

nga interesi individual,

nga krenaria dhe egoizmi,

dhe në fund, nga gjithçka që na ndan.

Kështu do të mund të gëzojmë

në ecjen së bashku,

në kërkim të një interesi të vetëm:

dashurisë sonë.

Amen!