13.5 C
Tirana
HomeNunci Apostolik

Imzot Luigi Bonazzi

Sh. T. Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) me 19 qershor 1948. Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti 1973 për Dioqezën e Bergamos. Është i diplomuar në Shkencat e Edukimit. Me dt. 25 mars të vitit 1980 ka hyrë në Shërbimin Diplomatik të Selisë Shenjte dhe më vonë ka punuar pranë Përfaqësive Diplomatike në Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Maltë, Mozambik, Spanjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Kanada. Ka qenë emëruar Nunc Apostolik në Haiti me 19 qershor të vitit 1999, në Kubë me 30 mars të vitit 2004, në Lituani dhe Estoni me 14 mars të vitit 2009 dhe në Letoni me 25 mars 2009. Dhe, në fund, Nunc Apostolik në Kanada me 18 dhjetor të vitit 2013.