HomeKISHTakimi në Dikasterin për Laikët, Familjen dhe Jetën: Në fokus sfidat e...

Takimi në Dikasterin për Laikët, Familjen dhe Jetën: Në fokus sfidat e familjes shqiptare

Takimi i parë zyrtar i Ipeshkvijve dhe Administratorëve të Kishës Katolike në Shqipëri u zhvillua në Dikasterin për Laikët, Familjen dhe Jetën, në Vatikan.

Të pritur nga përfaqësues të lartë të këtij Dikasteri, Ipeshkvijtë dhe Administratorët e dioqezave paraqitën situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballet sot familja shqiptare, duke vënë në pah problematikat dhe nevojat që kërkojnë vëmendje e angazhim të vazhdueshëm nga ana e Kishës.

Gjatë takimit, Imzot Ottavio Vitale, në cilësinë e Presidentit të Komisionit për Familjen në Kishë, paraqiti një raport të detajuar mbi aktivitetet e zhvilluara dhe angazhimin e Kishës në këtë fushë, duke evidentuar rëndësinë e misionit baritor në mbështetje të familjes dhe forcimit të vlerave të saj.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme