14.5 C
Tirana
HomeKulturëShqiptarët në Itali, tridhjetë vjet më pas. Nuk ishin “pushtues”
HomeKulturëShqiptarët në Itali, tridhjetë vjet më pas. Nuk ishin “pushtues”

Shqiptarët në Itali, tridhjetë vjet më pas. Nuk ishin “pushtues”

2 korrik 2021

Editorial nga: SIR

Tridhjetë vjet më parë, ndodhi zbarkimi i 20 mijë shqiptarëve që në bordin e Vlorës kërkonin Amerikën e tyre personale. Ishte një shock për opinionin publik kombëtar: papritmas u kuptua se Italia ishte bërë një vend imigracioni. Në numrin e korrikut Scarp de ‘tenis tregon historitë e atyre që, si Leonardi dhe Anxhela, janë bërë një pjesë integruese e vendit tonë pasi kaluan kanalin e Otrantos.

Leonardi ishte vetëm dhjetë vjeç, në vitin 1994, kur së bashku me familjen e tij u largua nga Shqipëria dhe zbarkoi në jug të Barit, në vitet e eksodit të madh nga vendi ballkanik. Prindërit e tij kishin vendosur të emigronin në Itali për t’i dhënë Leonardit dhe motrës së tij mundësi më të mira jetese dhe ata menjëherë e ndien ndryshimin, në gjërat e vogla, si rryma elektrike që këtu nuk shkëputej kurrë. Ata u zhvendosën në një qytet të vogël në Molise, Portokanone, kryesisht i banuar nga pasardhësit e një migrimi shqiptar që daton nga shekulli XV. “Atje flitej ende shqipja e vjetër, nuk shiheshe me syrin e të huajit – tregon Leonard Berberi për Scarp de ‘tenis -. Ishte një fshat i vogël me pak banorë dhe emigranti nuk shihej si një rrezik. Ne u zhvendosëm përsëri në vitin 2000: prindërit e mi kishin zgjedhur Italinë për të na dhënë ne fëmijëve mundësinë për të studiuar dhe Molise nuk ofronte mundësi të mëdha; kështu që u transferuam në Milano për të lejuar që motra ime dhe unë të mbaronim shkollën e mesme dhe të ndiqnim universitetin”. Sot Leonardi është një gazetar i Corriere della Sera.

Italia, vendi i imigracionit. Tridhjetë vjet më parë, ndodhi zbarkimi i 20 mijë shqiptarëve që në bordin e Vlorës kërkonin Amerikën e tyre personale. Ishte një shock për opinionin publik kombëtar: papritmas u kuptua se Italia ishte bërë një vend imigracioni.  Scarp tregon në numrin e korrikut (titulli i kopertinës “Dhe këta ishin pushtuesit”, http://www.blogdetenis.it/) historitë e atyre që, si Leonardi, pasi kaluan kanalin e Otrantos, u bënë pjesë integruese e vendit tonë. “Unë bashkëpunoja me faqen kushtuar imigracionit, por – shpjegon gazetari – sado që u përpoqa të isha objektiv për disa tema të nxehta siç ishte çështja e shtetësisë, kuptova që, si emigrant, puna ime mund të konsiderohej e njëanshme, ose përkundrazi, prej meje pritej një pozicion më i anshëm dhe unë akuzohesha se isha shumë i distancuar”. Nga ana tjetër, të qenurit ndermes dy botëve dhe dy kulturave i dha atij një vështrim avantazhues: “Unë gjithmonë kam kapur para të tjerëve atë që ndodhte në Shqipëri, përfshirë ndryshimet shoqërore”.

Nga frika te integrimi. Disa vjet më parë ai u mor me fenomenin e emigracionit të kthimit, kur shumë emigrantë të orës së parë, ose fëmijët e tyre, u kthyen në atdheun e tyre për të rindërtuar një mundësi. Sot prania e shqiptarëve në Itali nuk është më një risi. “Prania shqiptare është normalizuar. Televizioni, i cili në fillim kontribuoi masivisht në ngjalljen e frikës së madhe të shqiptarit, më pas e bëri atë pjesë të jetës shoqërore. Gjatë gjithë viteve ’90, shqiptari ishte krimineli, i cili të futej në shtëpi, vidhte dhe ishte i dhunshëm. Me kalimin e viteve ai u bë balerini ose argëtuesi. Sigurisht – vazhdon Berberi – ekzistonte një problem i krimit shqiptar dhe ekziston ende, por nuk perceptohet më si i drejtpërdrejtë dhe i afërt: sot lëvizet në zona nëndhese, duke u marrë me drogë dhe pastrim parash. Me pak fjalë, ashtu si shqiptari i ndershëm u përshtat me vendin e ri dhe mësoi si jetohej këtu, po ashtu u përshtat edhe shqiptari kriminel”.

“Fillimi ishte i vështirë …”. Një histori tjetër e treguar nga redaksia e Scarp (revistë e promovuar nga Karitasi Italian dhe Karitasi Ambrozian) është ajo e Anxhela Zenelit. Ajo arriti në Itali me familjen e saj në një anije peshkimi në vitin 1997, sot është një shtetase italiane. Që nga fillimi i vitit 2020 ajo është kthyer në Shqipëri për një projekt bashkëpunimi. Operatore e Karitasit Italian, ajo u “huazua” në Karitasin Shqiptar. Një bashkëpunim i ndërthurur, i cili simbolizon në mënyrë të përsosur historinë dhe kulturën e saj, e hibridizuar mes asaj italiane dhe asaj shqiptare. Anxhela Zeneli – “kështu shkruhet, por shqiptohet si në italisht, Angela”, saktëson ajo – lindi në Vlorë, ​​në vendin ballkanik, tridhjetë vjet më parë, por emigroi në Itali me gjithë familjen e saj në vitin 1997. Në të vërtetë, babai i saj shkonte e vinte në Itali tashmë prej disa vitesh. Ish-kuzhinier për dasma dhe raste të mëdha në vendin e vet të origjinës, në 1992-shin, si mijëra të tjerë, erdhi në Itali për të kërkuar punë dhe për t’i siguruar familjes së tij një jetë më dinjitoze. “Fillimi ka qenë i vështirë, jetonte në një shtëpi abuzive, nuk i kishte dokumentet në rregull, për të fituar besimin dhe paratë për të na dërguar ai bëri punë të vogla të tilla si lyerja e dyerve, rregullimi i biçikletave, mbledhja e perimeve në fusha. Pastaj në vitin 1994, falë një ndreqjeje vendimi juridik, ai arriti të merrte dokumentet dhe personi për të cilin punonte e punësoi atë në mënyrë të ligjshme si kopshtar”.

Të pritur në një kishë. Por gjërat nuk shkuan mirë për shumë kohë. Në vitin 1997 në Vlorë – lexohet ende në dosjen e revistës së rrugës – falimentimi i institucioneve të kredive në të cilat shumica e popullsisë po ruante kursimet vitet e para, nxiti një revoltë popullore. “Ne mbetëm përsëri pa asnjë lek, në atë pikë prindërit e mi vendosën që kësaj here do të qëndronim së bashku. Dhe nëna ime, me pjesën tjetër të familjes e ngelur në Shqipëri, vendosi të nisej”. Kalimet e detit, në atë kohë, nuk bëheshin në gomone, por në anije peshkimi. Gjithmonë ishte një i afërm ose një i njohur që, për një pagesë të konsiderueshme për secilin pasagjer, mbushte varkën e vet dhe përballej me kanalin e Otrantos. Atyre u takoj ta bënin në Mars: Anxhela në kujtimet e saj të fëmijërisë sjell imazhe të detit të lëvizur, të njerëzve që nuk ndiheshin mirë, të ndjesisë së të ftohtit. Dhe përshtypja e anijes, fare e madhe në sytë e saj të vegjël, të Rojës Bregdetare që u kishte ardhur në ndihmë atyre. Kujton ditët e para në Pulja, kur gratë dhe fëmijët i ndanë në disa struktura dhe burrat, gjyshin dhe xhaxhallarët e tij, në të tjera. Kujton se ata i pritën në një kishë, ku kishin përgatitur shtretër dhe rroba për ta dhe të gjithë bënin çmos për të ndihmuar. Kujton se refugjatët ishin shpërndarë në struktura të ndryshme dhe se ata përfunduan në Rimini “ku erdhi të na merrte babai im me punëdhënësin e tij. Ne u kthyem së bashku në shtëpinë e tij me qira, në provincën e Pavias dhe në atë qytet filloi pjesa e re e jetës sime”.

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme