HomeDioqeza RrëshenRRËSHEN, 23 PRILL 2026 – Imzot Gjergj Meta kremton 25 vite meshtari...

RRËSHEN, 23 PRILL 2026 – Imzot Gjergj Meta kremton 25 vite meshtari dhe 50 vite jetë

Në Dioqezën e Rrëshenit, me datë 23 prill si gjithnjë u kremtua me solemnitet festa e Shën Gjergjit, një ditë e veçantë që këtë vit mori një kuptim edhe më të thellë për Imzot Gjergj Metën, Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.

Me këtë rast, Imzot Gjergj Meta bashkoi në një kremtim të vetëm tre ngjarje të rëndësishme të jetës së tij: festën e shenjtit pajtor, 25-vjetorin e shugurimit meshtarak, si dhe 50-vjetorin e lindjes.

Kremtimi u karakterizua nga një atmosferë falënderimi dhe mirënjohjeje ndaj Zotit për dhuratën e jetës dhe të meshtarisë, si dhe për besnikërinë e Tij të vazhdueshme në shërbesën baritore ndër vite, në praninë e klerit, meshtarëve, motrave rregulltare dhe besimtarëve të shumtë.

Festa e Shën Gjergjit, e cila mbledh çdo vit besimtarë të shumtë, u bë kështu një rast i veçantë për bashkësinë dioqezane që të shprehë afërsinë, urimet dhe vlerësimin për shërbimin e Imzot Metës në Kishë dhe në shoqëri.

Në përfundim të kremtimit, besimtarët i drejtuan urimet e tyre të përzemërta Imzot Gjergj Metës, duke i uruar shëndet, forcë dhe bekime të shumta në misionin e tij baritor.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme