HomeDioqeza SapëShoqata e Mjekëve Katolikë Shqiptarë: Në shërbim të jetës dhe dinjitetit njerëzor

Shoqata e Mjekëve Katolikë Shqiptarë: Në shërbim të jetës dhe dinjitetit njerëzor

Shoqata e Mjekëve Katolikë Shqiptarë, e themeluar me nismën e të ndjerit Imzot Simon Kulli, ipeshkëv i Sapës, është një hapësirë bashkëpunimi dhe angazhimi për profesionistët e shëndetësisë, që ndërthur vlerat e krishtera me etikën profesionale dhe përkushtimin ndaj jetës e dinjitetit njerëzor.

Shoqata synon të bashkojë mjekë, infermierë, fizioterapistë dhe profesionistë të tjerë të shëndetësisë, duke nxitur shkëmbimin e përvojave, bashkëpunimin dhe reflektimin mbi sfidat etike e njerëzore të profesionit. Në qendër të misionit të saj qëndron promovimi i një kujdesi shëndetësor që respekton dinjitetin e çdo personi, mbron jetën dhe i kushton vëmendje të veçantë të sëmurëve dhe njerëzve në nevojë.

Vizioni dhe përkushtimi i Imzot Simon Kullit, i cili nxiti krijimin e kësaj bashkësie profesionale, mbeten një pikë e rëndësishme referimi për veprimtarinë e shoqatës.

Përmes lidhjeve me Federatën Europiane (FEAMC) dhe Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Mjekëve Katolikë (FIAMC), shoqata synon të forcojë bashkëpunimin profesional dhe të promovojë dialogun mbi bioetikën dhe vlerat e krishtera në mjekësi.

Ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të Shoqatës së Mjekëve Katolikë Shqiptarë, ku mund të njiheni më nga afër me historinë, misionin, veprimtarinë dhe nismat e saj.
https://www.shoqatamjekevekatolikeshqiptar.org/

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme