20.5 C
Tirana
HomeKryesorMesazhi i Atit të Shenjtë Françeskut për Ditën e 57-të Botërore të...
HomeKryesorMesazhi i Atit të Shenjtë Françeskut për Ditën e 57-të Botërore të...

Mesazhi i Atit të Shenjtë Françeskut për Ditën e 57-të Botërore të Komunikimeve Shoqërore

Të flasësh me zemër

“Të vërtetën me dashuri” (Ef 4, 15).

Të dashur vëllezër dhe motra!

Pasi kemi medituar, në vitet e kaluara, mbi foljet “të shkosh dhe të shohësh” si një kusht për një komunikim të mirë, do të doja, me anë të këtij Mesazhi, për Ditën e LVII Botërore të Komunikimeve Sociale, të ndalesha në shprehjen: “të flasësh me zemër“. Është zemra që na ka shtyrë të nisemi, të shohim dhe të dëgjojmë dhe është zemra që na nxit për një komunikim të hapur dhe mirpritës. Pasi të ushtrohemi në dëgjim, që kërkon pritje e durim, gjithashtu edhe braktisja e dëshirës për të pohuar në mënyrë paragjykuese këndvështrimin tonë, mund të hyjmë në dinamikën e dialogut dhe të bashkëndarjes, që është pikërisht komunikimi dashamirës. Pasi kemi dëgjuar tjetrin me zemër të pastër, do të arrijmë edhe të flasim duke ndjekur vërtetësinë në dashuri (krh Ef 4, 15). Nuk duhet të kemi frikë të shpallim të vërtetën, edhe kur është e parehatshme, por kur e bëjmë pa dashuri, pa zemër. Sepse, siç ka shkruar Benedikti XVI: “programi i të krishterit është një zemër që sheh”. Një zemër që me rrahjen e saj zbulon të vërtetën e qenies sonë dhe pikërisht për këtë duhet dëgjuar. Kjo çon atë që dëgjon të sintonizohet në të njëjtën gjatësi vale, aq sa arrin të dëgjojë në zemrën e vet edhe rrahjen e zemrës së tjetrit. Atëherë mund të ndodhë mrekullia e takimit, që na bën të shohim njeri-tjetrin me afërsi, dukë mirëpritur brishtësitë e ndërsjellta me respekt, në vend që të gjykohet me të dëgjuar e kështu të përhapësh zënka e ndasi.

Jezusi na paralajmëron se çdo pemë njihet nga fryti i saj (krh Lk 6, 44): “njeriu i mirë nga thesari i mirë i zemrës së tij nxjerr të mirën; njeriu i keq, nga thesari i keq i tij nxjerr jashtë të keqen: goja e tij në fakt shpreh atë që nga zemra është me tepri”. (v. 45). Për këtë, për të komunikuar sipas vërtetësisë në dashuri, duhet pastruar më parë zemra. Vetëm duke dëgjuar dhe folur me zemër të pastër mund të shohim përtej dukjes dhe të kapërcehet zhurma e padallueshme që, edhe në fushën e informimit, nuk na ndihmon të shoshisim botën e ndërlikuar në të cilën jetojmë.

Thirrja për të folur me zemër nxit rrënjësisht kohën tonë, kaq e prirur të jetë indiferente dhe e zemëuar, disa herë edhe duke dizinformuar, që falsifikon dhe instrumentalizon të vërtetën.

Të komunikosh me dashamirësi

Të komunikosh me dashamirësi do të thotë që kush na lexon dhe na dëgjon është i prirur të dallojë pjesëmarrjen tonë në gëzimet dhe në frikat, në shpresat dhe vuajtjen e grave dhe burrave të kohës tonë. Kush flet kështu ia do të mirën tjetrit sepse e ka përzemër dhe kujdeset për lirinë e tij, pa ia dhunuar. Mund ta shikojmë këtë stil në Udhëtarin që dialogon me dishepujt që po shkonin drejt Emausit pas tragjedisë që u krye në Golgota. Atyre, Jezusi i Ngjallur u flet me zemër, duke shoqëruar me respekt ecjen e dhimbjes së tyre, duke iu propozuar jo detyruar, duke ia hapur atyre mendjen me dashuri, ndaj kuptimit më të thellë të ngjarjes. Për këtë, ata, mund të brohorasin me gëzim që zemra u digjej në kraharor ndërsa Ai bisedonte me ta dhe u shpjegonte Shkrimet (krh Lk 24, 32).

Në një periudhë historike të shënuar nga polarizime dhe kundërshti – prej së cilës edhe vetë bashkësia e krishterë nuk është e imunizuar – angazhimi për një komunikim “me zemër dhe krahëhapur” nuk u përket veçanërisht vetëm punëtorëve të informimit, por është përgjegjësi e secilit. Të gjithë jemi të thirrur të kerkojmë dhe të themi të vërtetën dhe ta bëjmë me dashuri. Ne të krishterët, veçanërisht, jemi të thirrur vazhdimisht të ruajmë gjuhën nga e keqja (krh Psalmi 34, 14), sepse, siç mëson Shkrimi Shenjt, me të njëjtën gjuhë mund të bekojmë Zotin dhe të mallkojmë njerëzit që janë shëmbëllim i Hyjit (krh Jak 3, 9). Prej gojës sonë nuk duhet të dalin fjalë të këqija (por fjalë të mira që mund të shërbejnë për një mundësi mbështetjeje, për të mirën e atyre që dëgjojnë” (Ef 4, 29).

E folura me mirësi, ndonjëherë, hap një të çarë deri edhe në zemrat më të ngurta. Kemi gjurmë edhe në letërsi. Mendoj për atë faqe të famshme të kap. XXI të Promessi Sposi në të cilën, Lucia i flet me zemër të papërmendurit derisa ky, i çarmatosur dhe i stërmunduar nga një krizë e brendshme shëruese, dorëzohet përballë fuqisë së mirësjellshme të dashurisë. Këtë e provojmë në bashkëjetesën qytetare ku mirësjellja nuk është vetëm çështje “galateu”, por një kundërhelm i vërtetë kundër mizorisë, që për fat të keq, mund të helmojë zemrat dhe të ndotë marëdhëniet. Kemi nevojë për këtë në fushën e mediave, që informimi të mos ushqejë një keqdashje që nervozon, që lind urrejtje dhe çon në përplasje, por të ndihmojë njerëzit të reflektojnë paqësisht, të shoshisin, me shpirt kritik dhe gjithonë me respekt, realitetin në të cilin jetojmë.

Komunikimi zemër më zemër: “mjafton t’ia duash të mirën për të folur mirë”

Një nga shembujt më të ndritur, edhe sot i shkëlqyer i të “folurit me zemër” është Shën Françesku i Sales, Mësues i Kishës, të cilit i kam kushtuar së fundmi Letrën Apostolike Totum amoris est, 400 vjet nga vdekja e tij. Bashkë me këtë përvjetor të rëndësishëm, më pëlqen të kujtoj me këtë rast, një tjetër që ndodh në vitin 2023: 100 vjetori i shpalljes së tij si pajtori i gazetarëve katolikë prej papës Piu XI me Enciklikën Rerum omnium perturbationem. Intelekt i shkëlqyer, shkrimtar i frytshëm, teolog i madh, Françesku i Sales qe ipeshkëv i Gjenevës në fillim të shekullit XVII, në vitet e vështira, të shënuara nga polemika të forta me kalvinistët. Sjellja e tij e butë, humaniteti i tij, aftësia për të dialoguar me durim me të gjithë dhe veçanërisht me ata që e kundërshtonin e bënë një dëshmitar të jashtëzakonshëm të dashurisë së mëshirshme të Hyjit. Për të mund të thuhej që “një gojë e pëlqyeshme shumon miqtë, një gjuhë e sjellshme shumon marëdhëniet e mira” (Sir 6, 5). Një nga shprehjet e tij më të njohura, “zemra i flet zemrës”, ka frymëzuar shumë breza besimtarësh, mes të cilëve Shën John Henry Newman që ë zgjodhi edhe si motiv, Cor ad cor loquitur. “mjafton t’ia duash të mirën për të folur mirë”, ishte një nga bindjet e tij. Kjo tregon se për të, komunikimi nuk duhet kurrë të kthehet në falsitet – sot do e quanim – një strategji marketing-u, por të ishte refleksi i shprtit, sipërfaqja e dukshme e një bërthame dashurie të padukshme për sytë. Për Shën Farnçeskun e Sales është pikërisht “në zemër dhe nëpërmjet zemrës që kryhet ai proces i hollë dhe i fortë bashkimi për virtyt të të cilit njeriu njeh Hyjin”. “Duke dashur mirë” Shen Françesku arriti të komunikojë me shurdhmemecin Martin, duke u bërë miku i tij; për këtë edhe përkujtohet si pajtori i njerëzve me vështirësi komunikimi.

Duke u nisur nga ky “kriter dashurie” që, nëpërmjet shkrimeve të tij dhe dëshmisë së jetës së tij, ipeshkvi i shenjtë i Gjenevës na kujton se “jemi çfarë komunikojmë”. Është një mësim sot që shkon kundër rrymës në kohën kur, siç e eksperimentojmë veçanërisht në social network-et, ku komunikimi shpesh herë instrumentalizohet që bota të na shohë si ne dëshirojmë të jemi dhe jo për atë që jemi. Shën Françesku i Sales shkroi shumë në bashkësinë e Gjenevës. Kjo intuitë “gazetarie” e bëri të famshëm që shpejt tejekaloi kufinjtë e dioqezës së tij e që ende është kështu edhe sot. Shkrimet e tij, ka nënvizuar Shën Pali VI, janë “shumë të pëlqyeshme, mësimdhënëse, nxitëse”. Nëse shohim panoramën e sotme të komunikimit, a nuk janë pikërisht keto karakteristikat që një artikull, një reportazh, një emision radioteleziviziv apo një post në social-et duhet të përhapë? Punëtorët e komunikimit duhet të ndihen të frymëzuar nga ky shenjt i butësisë, duke kërkuar dhe treguar të vërtetën me guxim dhe liri, por duke refuzuar tundimin për të përdorur shprehje të zhurmshme dhe agresive.

Të flasësh me zemër në procesin sinodal.

Siç kam patur rastin të nënvizoj, “edhe në Kishë ka shumë nevojë për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar. Është dhurata më e çmueshme dhe lindëse që mund t’i ofrojmë njeri-tjetrit”. Nga një dëgjim pa paragjykime, të vëmendshëm dhe të pranishëm, lind një e folur sipas stilit të Hyjit, i mbushur me afërsi, ndjeshmëri dhe butësi. Kemi nevojë urgjente në Kishë për një komunikim që të ndezë zemrat, që të jetë balsam mbi plagët dhe të ndriçojë ecjen e vëllezërve dhe motrave. Endërroj një komunikim kishtar që di të lejohet të udhëhiqet nga Shpirti Shenjt, një komunikim i mirësjellshëm dhe në të njëjtën kohë profetik, që di të gjejë forma dhe mënyra për shpalljen e mrekullueshme që duhet të bëjë në mijëvjeçarin e tretë. Një komunikim që vendos në qendër marëdhënien me Hyjin dhe të afërmin, veçanërisht me nevojtarin dhe që di të ndezë zjarrin e fesë dhe jo të ruajë hirin e një identiteti vetëreferuese. Nje komunikim që në themel ka përlulësi në dëgjesë dhe parrezi në të folur, që nuk ndan kurrë të vërtetën nga dashuria.

Të çarmatosësh shpirtrat duke mbështetur një gjuhë paqësore.

“Një gjuhë e ëmbël që thyen kockat” thotë libri i Fjalëve të Urta (25, 15). Të flasësh me zemër sot është mëse e nevojshme për të mbështetur një kulturë paqeje atje ku është lufta; që të hapen shtigje që lejojnë dialogun dhe ripajtimin atje ku mbizotërojnë urrjetja dhe armiqësia. Në realitetin dramatik të konfliktit global që po jetojmë është urgjente të zgjedhim një komunikim jo armiqësor. Është e nevojshme të fitohet mbi “zakonin të diskredituarit të shpejtë të kundërshtarit, duke e quajtur me epitete fyese, kur mund të zgjedhim një dialog të hapur e të respektueshëm”. Kemi nevojë për komunikues që duan të dialogojnë, të angazhuar në çarmatosjen e plotë dhe që të çmontojnë psikozën luftënxitëse që fshihet në zemrat tona, siç nxiste si profet Shën Gjoni XXIII në Enciklikën Pacem in Terris: “Paqja e vërtetë mund të ndërtohet vetëm në besimin e ndërsjelltë” (n. 61). Një besim që ka nevojë jo për komunikues të ngujuar por të guximshëm dhe krijues, të gatshëm të rrezikojnë për gjetjen e një terreni të përbashkët për t’u takuar. Si 60 vjet më parë, edhe tani përjetojmë orën e errësirës në të cilën njerëzimi i frikësohet një përshkallëzimi luftarak që duhet ndaluar sa më parë edhe në planin komunikues. Është tronditëse se me sa lehtësi shqiptohen fjalë që thërrasin për shfarosje popujsh dhe territoresh. Fjalë që fatkeqësisht shndërrohen në veprime lufte të një dhune gjakësore. Ja përse duhet refuzuar çdo retorikë luftënxitëse, po ashtu edhe çdo formë propaganduese që manipulon të vërtetën, duke e shëmtuar për qëllime ideologjike. Kurse ai duhet mbështetur, në çdo nivel, një komunikim që ndihmon krijimin e kushteve për zgjidhjen e kundërshtive mes popujve.

Si të krishterë, e dimë që është pikërisht në sajë të kthimit të zemrës që vendoset fati i paqes, sepse virusi i luftës rrjedh nga brendësia e zemrës së njeriut. Nga zemra burojnë fjalët e duhura për rrallimin e hijeve të një bote të mbyllur dhe të ndarë si dhe për ndërtimin e një qytetërie më të mirë sesa ajo që kemi trashëguar. Është një mundim që i kërkohet secilit nga ne, por që ka të bëjë veçanërisht me ndjenjën e përgjegjshmërisë të punëtorëve të komunikimit, që të kryejnë profesionin e tyre si një mision.

Zoti Jezus, Fjala e pastër që buron nga zemra e Atit, na ndihmoftë ta bëjmë komunikimin tonë të lirë, të pastër dhe të sjellshëm.

Zoti Jezus, Fjala e mishëruar, na ndihmoftë të vihemi në dëgjim të rrahjeve të zemrave, që të rizbulohemi vëllezër dhe motra, që të çarmatosim armiqësinë që ndan.

Zoti Jezus, Fjala e vërtetë dhe e dashurisë, na ndihmoftë të themi të vërtetën në dashuri, që të ndihemi ruajtës të njeri-tjetrit.

Romë, Shën Gjoni në Laterano, 24 janar 2023, përkujtimi i shen Farnçeskut të Sales.

FRANÇESKU

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme