Në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u përkujtua 25 vjetori i kalimit në amshim i Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Frano Illia.

Me pjesmarrjen e shumë besimtarëve, meshtarëve, familjarëve dhe personave me të cilët bashkëpunoi, u kremtua mesha e shenjtë e udhëhequr nga Sh.T Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit dhe njëkohësisht Presidenti i Konference Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Imzot Angelo Massafra

Në homelinë e rastit, Imzot Angelo Massafra foli mbi rëndësinë e figurës së Imzot Frano-s, dëshminë e jetës së tij në burgjet e sistemit komunist, dhe mometet e para të lirisë së fesë dhe vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri. Vizitë në të cilën Imzot Frano ishte njëri nga protagonistët kryesorë, sepse pikërishtë atë ditë qè shuguraur Ipeshkëv, duke rimëkëmbur kështu hierarkinë kishtare pas komunizmit.


Imzot Frano Illia lindi në famullinë e Jubanit me 21 shkurt të vitit 1918. Pasi kreu studimet filozofike-teologjike në Seminarin Papnor në Shkodër, ai u shugurua meshtar , ku ndër të tjera shërbeu në famullinë e Milotit, dhe jo vetëm.
Duhet theksuar se Imzot Frano spikati edhe për karakterin e tij prej letrari dhe historiani.

Ai ndër të tjera botoi disa vepra letrare të tija personale, përkthime të veprave të njohra, siç është Iliricum Sacrum, po ashtu bëri përmbledhjen dhe botimin e Kanunit të Skënderbeut.

Shërbeu si barì i Kishës në Shkodër gjatë periudhave kritike të vendit, ku vlen të theksohet kontributi i tij gjatë viteve të para të sistemit pluralist apo edhe në trazirat e vitit ’96-’97.

Pas përfundimit të meshës u bë edhe publikimi i volumit që përmban aktet studimore të konferencës së mbajtur në qershor të këtij viti, mbi jetën dhe veprën e Imzot Frano-s