18.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësNijeti i lutjes së muajit prill. Papa: mjaft diskriminimit, dinjitet për gratë
HomeJeta e KishësNijeti i lutjes së muajit prill. Papa: mjaft diskriminimit, dinjitet për gratë

Nijeti i lutjes së muajit prill. Papa: mjaft diskriminimit, dinjitet për gratë

Françesku kërkon që të drejtat e grave dhe dinjiteti i tyre të njihen në çdo kulturë. Është thelbësore në mënyrë që shoqëria të ecë përpara

Mjaft diskriminim ndaj grave. Papa e kërkon përsëri me forcë në nijetin e lutjes për muajin prill. Në veçanti, në videon që paraqet nismën, Françesku kërkon që «dinjiteti i grave dhe pasuria e tyre të njihet në çdo kulturë dhe të ndalojë diskriminimi që i bën ato viktima në pjesë të ndryshme të botës. T’i respektojmë gratë – thërret Papa –. T’i respektojmë në dinjitetin e tyre, në të drejtat e tyre themelore. Nëse nuk e bëjmë këtë gjë – vëren ai – shoqëria jonë nuk do të ecë përpara».

Fjalët e Papës shoqërohen edhe me imazhe të forta: ato portretizojnë një grua aziatike me lot në sy, një tjetër pas hekurave me një pamje të trishtuar. Dhe më pas një grup viktimash të përdhunimit të dëbuar nga fshati i saj dhe një varg adoleshentësh që do t’i nënshtrohen gjymtimit gjenital. Kësisoj, teksti i qëllimit është: «Të lutemi që dinjiteti i grave dhe pasuria e tyre të njihet në çdo kulturë dhe të ndalojë diskriminimi që i bën ato viktima në pjesë të ndryshme të botës».

Siç dihet, nijeti mujor promovohet nga Rrjeti Botëror i Lutjes së Papës. Bëhet fjalë për një Vepër papnore, me mision mobilizimin e katolikëve përmes lutjes dhe veprimit përballë sfidave të njerëzimit dhe misionit të Kishës. Këto sfida paraqiten në formën e nijeteve të lutjes nga Papa për mbarë Kishën. I themeluar në vitin 1844 si Apostollat i Lutjes, rrjeti është i pranishëm në 89 vende dhe përbëhet nga më shumë se 22 milionë katolikë. Ai përfshin një seksion të të rinjve, Lëvizja Eukaristike e Rinisë. Në dhjetor 2020, Papa e ka themeluar këtë vepër papnore si një fondacion të Vatikanit dhe ia ka miratuar statutet e tij të reja.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme