26.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësJava e lutjes për unitetin mes të Krishterëve 2024
HomeJeta e KishësJava e lutjes për unitetin mes të Krishterëve 2024

Java e lutjes për unitetin mes të Krishterëve 2024

A.D.V

U mbyll dje takimi i javës së lutjes për unitetin mes të Krishterëve 2024. Tema kësaj here “Duaje Zotin, Hyjin tënd… e duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (Lk 10:27) u zgjodh nga një grup ekumenik i Burkina Fasos, njëkohësisht me bashkësinë lokale të lëvizjes “Chemin Neuf”.

Takimi i djeshëm u zhvillua në ambjentet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësuesit e tre komuniteteve të Krishtera, e këtë takim kaq vëllazëror e udhëhoqi Atë Grigor Pelushi (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë) së bashku me At’ Zef Bisha (Kisha Katolike e Shqipërisë) dhe Z.Alesio Sema (Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë).

Ndërmjet lutjeve të përbashkëta, mbajtën fjalën e tyre me një reflektim të shkurtër por mjaft interesant mbi temën e këtij viti, përfaqësuesi i Kishës Katolike për Arqidioqezën Tiranë-Durrës At’ Bernard Caruana, gjithashtu dhe Z.Ergest Biti si president i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Gjatë takimit u krijua nje atmosferë tepër e ngrohtë me disa momente lutjeje të përbashkëta, nga libri udhëzues i hartuar prej grupit ndërkombëtar nga Dikasteri për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve dhe Këshilli Botëror i Kishave, grup ky i cili u mblodh në Romë gjatë shtatorit 2022, duke punuar për këtë tekst të përbashkët, tashmë i botuar në të gjithë botën.

Përshëndetën miqësisht në fund të takimit Hirësia e tij Asti Bakallbani si edhe përfaqësuesi i Vatikanit në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi, me propozimin se këto takime janë të frytshme jo vetëm për komunitetin tonë, por për mbarë shoqërinë, ndaj të tilla takime duhen vazhduar edhe gjatë vitit duke u zgjeruar me aktivitete sociale, kulturore etj, e duke mos u ndalur vetëm gjatë javës së lutjes, por siç tashmë ka nisur prej dy vitesh në nivel lokal edhe tradita e mbledhjes gjatë periudhës së Krishtlindjes mes të tre komuniteteve..

Në fund u ndanë edhe disa dhurata ndërmjet komuniteteve, duke e zhvendosur takimin në një ambjent më festiv, e duke vijuar njohja edhe ndërmjet besimtarëve të pranishëm me njëri-tjetrin.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme