10.5 C
Tirana
HomeAdministratura Apostolike e Shqipërisë së JugutHapet Sinodi edhe në Kishat në Shqipëri
Administratura Apostolike e Shqipërisë së JugutHapet Sinodi edhe në Kishat në Shqipëri

Hapet Sinodi edhe në Kishat në Shqipëri

Vetëm një javë pas hapjes së Sinodit nga Papa Françesku me 9-10 tetor në Vatikan, gjatë kësaj fundjave 16-17 tetor është hapur Sinodi edhe në Kishat Katolike në Shqipëri. Ashtu edhe siç e ka lajmëruar edhe Ati i Shenjtë, temë e këtij Sinodi i cili do të zgjasë 2 vite është “Për një Kishë Sinodale: bashkim,pjesmarrje dhe mision”.

Çdo Arqidioqezë dhe dioqëzë ka organizuar në mënyrën e vet, hapjen e këtij Sinodi. Në të gjitha Katedralet gjatë ditës së shtunë janë organizuar takime me personat që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e këtij sinodi.

Hapja e Sinodit në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut

Përurimi zyrtar i këtij Sinodi është bërë me kremtimin e Meshës së Shenjtë nga Arqipeshkvinjtë dhe Ipeshkvijtë e çdo dioqezë.

Ndërsa Presidenti e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra në homelinë e meshës për hapjen e etapës dioqezane të udhës sinodale nënvizoi se modeli që duhet pasur gjithmonë parasysh është ai i Marisë.

Modeli që duhet të kemi gjithmonë para syve duhet të jetë ai i Marisë, ashtu siç qe në të gjitha momentet kur, pas tragjedisë së komunizmit, njerëzit tanë bartën, në çdo ngjarje feje, ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë që tani e shohim të ekspozuar në altarin e kishës sonë katedrale. Ajo qe dëshmitare e vdekjes së Birit të saj në kryq, por edhe dëshmitarë e Ngjalljes së tij, bashkë me apostujt”, u shpreh Imzot Massafra.

spot_img

Te fundit

spot_img