17.5 C
Tirana
HomeKISHDom Artur Jaku është rektori i ri i Shenjtërores “Zoja e Këshillit...
HomeKISHDom Artur Jaku është rektori i ri i Shenjtërores “Zoja e Këshillit...

Dom Artur Jaku është rektori i ri i Shenjtërores “Zoja e Këshillit të Mirë”

"Ju jeni familja ime dhe kjo është Nëna jonë"

U ka pa sot Shkodra e u ka marrë mrapa. U ka pa, distinktivin e Zojës në parzëm, dritën e hirit shenjtnues në ballin e hapet, zjarmin e atdhedashtënisë në gji. Me hapa të përvuejt por të sigurtë u ndaltë te kambët e Rozafës, u pame tuj hi në Shejtnoren e Zojës, n’at monument shejt feje dhe kombësije”.

E nisi me fjalët e Dom Ndre Zadeja-s në meshën e ditës së sotme përshëndetjen Dom Artur Jaku, meshtari i kësaj dioqeze, i cili sot mori zyrtarisht edhe detyrën si rektor i “Zojës së Shkodrës

Gjatë fillimit të kremtimit Imzot Angelo Massafra Arqipeshkvi i Shkodrës, ka bërë me dije se ndërrimi i rektorit të Shenjtërores, është një procedurë e cila ndodh herë pas here, e këtë mision Ipeshkvinjtë e Shqipërisë kësaj rradhe ja kanë besuar Dom Arturi-t.

Në fjalën përshëndetëse ndër të tjera rektori i ri falenderoi edhe paraardhësin e tij Dom Kledjan Vukaj, por gjithashtu edhe ata të cilët i besuan këtë detyrë: “Ju falenderoj për këtë besim dhe përgjegjësi që më ngarkoni, duke më vesh me një detyrë të lartë baritore, përgjegjësi shpirtërore për të shërbyer në këtë tempull që është i mbushur me ngjarje, i dendur me histori i pasur me ftyra.”

Dom Arturi falenderoi edhe njëherë Ipeshkvinjtë për besimin dhe përgjegjësinë që i ngarkuan, dhe i kërkoi të gjithë atyre që rasti, nevoja apo thirrja do i sjellë në këtë Shenjtërore, që të luten për të, që ai të shërbej me pervujtëri dhe dedikim për këdo.

Ai e mbylli fjalimin e tij me një urim: “Qoftë ngaherë kjo Shenjtërore strehë shpirtërore për shtegtarin, besimtarin, për të gjithë shqiptarët. Qoftë kjo histori, nxitese për të ndërtuar historinë tonë personale me Zojën dhe me Zotin. Shërbimi im dhe i joni, qoftë shërbim shëlbues”.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme