9.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësSTILE JETE DIGJITALE DHE STILE JETE KISHTARE
HomeJeta e KishësSTILE JETE DIGJITALE DHE STILE JETE KISHTARE

STILE JETE DIGJITALE DHE STILE JETE KISHTARE

Ditë formimi nga Konferenca Shqiptare e Eprorëve të Lartë për rregulltare dhe rregulltarë nga konsulenti për edukimin social Don Giovanni Fasoli.

I ftuar në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, në prag të ditës botërore për komunikimin social, Don Giovanni ka folur për 4 stilet e jetës digjitale, përdorimin e kohës dhe mjeteve sociale-digjitale në mënyrë të tepruar, dhe për rreziqet e një psikopatologjie për realitetin virtual apo varësinë e krijuar shpesh herë nga ky fenomen.

Të pranishëm kanë qenë Ipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra, Ipeshkvi i Rrëshenit Imzot Gjergj Meta, Ipeshkvi i Lezhës Imzot Ottavio Vitale dhe Nunci Apostolik Imzot Luigi Bonazzi.

Pjesë e formimit ka qenë dhe puna në grupe e kryer nga të pranishmit, ku është bashkëndarë nga gjithsecili përvoja personale, me qëllimin kryesor për tu kujdesur për kohën që i ofrojmë jetës digjitale dhe përdorimit në mënyrë të zgjuar të mjeteve sociale.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme