20.5 C
Tirana
HomeKryesorSinodi në lutje
KryesorSinodi në lutje

Sinodi në lutje

Asambleja e Sinodit të Ipeshkvijve do të fillojë paraditen e 4 tetorit 2023 pas një tërheqjeje shpirtërore 3-ditore për të nënvizuar qendërsinë e lutjes në procesin sinodal, i cili është një proces shpirtëror.

Pasditen e datës 30 shtator asambleja do të paraprihet nga Vigjilja ekumenike e lutjes në sheshin e Shën Pjetrit e kryesuar nga Papa.

Kjo kohë lutjeje lindi nga një dëshirë e shprehur nga Vëlla Alois, epror i Taizé-së, në hapje të Sinodit më 9 tetor 2021. Projekti iu propozua më pas Papa Françeskut, i cili vendosi ta planifikonte dhe ta kryesonte atë në vigjilje të Sinodit. E hapur për mbarë Popullin e Hyjit, kjo vigjilje ekumenike e lutjes do të nxjerrë në pah dy aspekte themelore të Popullit të Hyjit: qendërsinë e lutjes dhe rëndësinë e dialogut me të tjerët për të ecur së bashku në rrugët e vëllazërisë në Krishtin dhe të unitetit. Në këtë Vigjilje ekumenike të lutjes, përveç anëtarëve të Asamblesë së Sinodit të Ipeshkvijve, do të marrin pjesë udhëheqës të shumtë të Kishave dhe bashkësive të ndryshme të krishtera: Kishat ortodokse, Kishat ortodokse lindore, bashkësitë protestante historike dhe bashkësitë ungjillore-pentekostale.

Në veçanti, dymbëdhjetë krerët e Kishës dhe udhëheqësit e krishterë janë ftuar për të udhëhequr lutjen së bashku me Papa Françeskun. Do të flasin edhe disa Delegatë vëllazërorë të dërguar nga Kishat e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve.

Programi është parashikuar të jetë në dy pjesë. Pas një kohe mirëseardhjeje në shesh me kore të ndryshme, nga ora 17:00 deri në 18:00 do të vijojë një kortezh me katër fjalime falënderimi, të ndërthurura me këngë, mbi dhuratat që na jep Hyji dhe mbi përgjegjësinë që ndjek. Pas çdo ndërhyrjeje paraqiten disa dëshmi.

Lutja e fundit do të pasohet nga bekimi që do të jepet nga Papa Françesku së bashku me të dymbëdhjetë krerët e Kishave/udhëheqësve të krishterë, që u drejtohet pjesëmarrësve në Sinod dhe të gjithë të tjerëve.

Për t’ua mundësuar të rinjve që të marrin pjesë në këtë moment të rëndësishëm lutjeje për t’ia besuar punën e Sinodit Hyjit, Komuniteti Taizé dhe shumë të tjerë kanë marrë nismën për të organizuar një takim fundjave në Romë. Ky takim për të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç mban edhe emrin Together [Së bashku]. Kjo vigjilje lutjeje dhe Mbledhja Together janë fryt i një bashkëpunimi të mrekullueshëm në një stil shumë sinodal.

Për ta thënë me fjalët e Papa Françeskut, «Rrugëtimi bëhet duke ecur», kjo ngjarje unike dhe profetike, e hapur për mbarë Popullin e Hyjit në diversitetin e vet, mund të tregojë se si misioni i Kishës ka për qëllim bashkimin që rrezaton nga jashtë për t’i treguar botës se çfarë është në çështje kur bëhet fjalë për të përparuar së bashku duke punuar për unitetit e brezit njerëzor.

Ne jemi bashkim me lutjen tonë.

BurimiZoccarato
spot_img

Te fundit

spot_img