10.5 C
Tirana
HomeKulturëShfaqja e dokumentarit "Edukimi Katolik në Shqipëri mision dashurie ndër vite"
HomeKulturëShfaqja e dokumentarit "Edukimi Katolik në Shqipëri mision dashurie ndër vite"

Shfaqja e dokumentarit “Edukimi Katolik në Shqipëri mision dashurie ndër vite”

Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik në Shqipëri shfaqi tё martёn e 17 Majit, dokumentarin me titull: “Edukimi Katolik në Shqipëri mision dashurie ndër vite”.

Nё shfaqjen e kёtij dokumentari ishin tё pranishëm, Presidenti i Konferencёs Ipeshkvore, Imzot Angelo Massafra, koordinatorja kombëtare e Komisionit Kombëtar pranё Konferencës Ipeshkvore Katolike tё Shqipërisë për Edukimin Katolik Motёr Teuta Buka, Nunci Apostolik nё Shqipёri, Imzot Luigi Bonazzi e shumё tё tjerё.

Ky dokumentar i parë, i ideuar dhe i kuruar nga Koordinatorja Kombëtare Moter Teuta Buka dhe Sekretariati i KKEKSH, ka për qëllim të dokumentojë për të parën herë realitetin e Edukimit Katolik në Shqipëri, që nga fillimet dhe deri në ditët e sotme si një instrument dialogu me të gjithë aktorët në lëmin e edukimit në Shqipëri.


Dokumentari u ofron shikuesve mundësinë për të njohur më konkretisht kontributin, vizionin dhe misionin e Edukimit Katolik në Shqipëri në tri ndarje kohore: që nga fillimet e veta që datojnë nga shekulli XVI, vijojnë me periudhën përgjatë komunizmit dhe mbyllet me periudhën e post diktaturës e deri më sot.


pjesën e parë theksi vihet mbi historinë e hapjes se shkollave të para shqipe që datojnë në shekullin XV; të kontributit që kanë dhënë në formimin kulturor dhe moral të brezave (personalitete e figura kombëtare që janë formuar në këto shkolla e që kanë dhënë një kontribut dhe në jetën sociopolitike të vendit për fitoren e pamvarësisë së vendit, ruajtjen e trashigimnisë kulturore dhe etnografike, etj.)

Edukimi katolik gjatë viteve të komunizmit nëpërmjet kontributeve personale të figurave të ndryshme: klerikë, murgesha e laikë, në përcimin e vlerave dhe formimit kulturor të brezave, si në burgje ashtu edhe jashtë tyre në klandestinitet.


pjesën e fundit bëhet një përmbledhje historike e 30 vjecarit të fundit, nga 1990 e deri më sot, me dëshmi konkrete të disa figurave të spikatura në rrjetin e shkollave katolike, duke përfshirë prindërit dhe bashkëpunëtorët e ndryshëm përgjatë viteve, si dhe ish-nxënës.


Një falënderim i veçantë i shkon Kongregatave rregulltare për vetëmohimin dhe kontributin e vyer në veprat edukative që kanë themeluar dhe vazhdojnë të lulëzojnë në Shqipëri. Si rrjet i Shkollave Katolike do vazhdojmë të jemi krah prindërve për edukimin tërësor të brezave në vlera të larta shpirtërore dhe njerëzore si qytetarë të botës.

Ky dokumentar është realizuar me mbështejtjen e: Renovabis, Konferences Ipeshkvnore Amerikane, Church in need me Regji Z. Simon Shkreli dhe me Skenar të Prof. Gjovalin Cuni dhe Prof.dr Aljula Jubani.

Dokumentari u shfaq në sallën Unesko tek Muzeu Historik Kombëtar.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme