10.5 C
Tirana
HomeKulturëShembja e kishës së Shënkollit në Zejmen/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e...
HomeKulturëShembja e kishës së Shënkollit në Zejmen/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e...

Shembja e kishës së Shënkollit në Zejmen/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kultururore

Vetëm pak ditë nga shembja e kishës së Shënkollit në Zejmen të Lezhës, monument kulture i kategorisë së parë, ka ardhur reagimi i Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, duke deklaruar se ajka e objekteve monumentale po thërrmohet pa kthim, dhe askujt që duhet ti ruajë, nuk i pritet oreksi.

Deklarata e plotë e Forumit të Mbrojtjes së Trashegimisë Kulturore:
“Një tjetër shembje dramatike e trashëgimisë sonë historike sapo ka ndodhur. Kësaj here Kisha e Shënkollit (Shën Nikollit) në Zejmen të Lezhës; një ndër kishat më të vjetra, zanafilla e së cilës shtyhet në ‘300 e largët.
Monument Kulture i KATEGORISË SË PARË, i cili u la fatalisht të rrënohej, ndërkohë që Ministria e Kulturës bënte show-n mediatik të radhës.
Ajka e objekteve monumentale të Shqipërisë po thërmohet pa kthim para syve tanë dhe mjerisht askujt që duhet ti ruajë, nuk i pritet oreksi. E ndoshta as që e kanë marrë vesh! Edhe për faktin se asnjë përparësi logjike nuk ka ndërtuar ende ajo ministri për të shpëtuar monumentet që dëshmojnë civilizimin arbëror, Shtetin e Parë të Arbërit (shek XII), Mbretërinë e parë të Arbërisë (shek XIII), apo Principatat Arbërore nga Buat e Zenebishët tek Spanët e Dukagjinët (shek XIV).
Këtu më poshtë janë imazhet se si ishte deri para pak ditësh dhe si është aktualisht pas shembjeve të dy pareteve (majtas dhe djathas) me moshë 700 vjeçare.
Humbje e parekuperueshme është gjithshtu edhe shkatërrimi i gjurmëve të afreskut mesjetar të cilat ende ruheshin në paretin e majtë.”

Lindita Kokaj

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme