16.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësQARKORE PËR KOHËN E ARDHJES
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësQARKORE PËR KOHËN E ARDHJES

QARKORE PËR KOHËN E ARDHJES

Imzot Arjan Dodaj
Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit

PRANO!

Kjo është Kisha që jemi të thirrur të ëndërrojmë një Kishë shërbyese e të gjithëve, shërbëtore e të fundit. Një Kishë që nuk kërkon thjesht një tabelë notash të mira, por pranon, shërben, do, fal. Një Kishë me dyert e hapura si port mëshire.

Njeriu i mëshirshëm, thoshte Sh. Gjon Gojarti, është një port për këdo që është në nevojë. Porti çliron nga rreziku të gjithë ata që po mbyten, qofshin ata të keqbërës apo të mirë. Qofshin si qofshin. Porti i merr në mbrojtje brenda strukturës së tij.

Hapi i fundit në këtë kohë Ardhjeje është padyshim një ftesë për të zgjedhur qëndrimin e brendshëm të Marisë, pra, pranimin radikal të fjalës së engjëllit, të fjalës së Zotit. Mirëpritja është një zgjedhje e guximshme dhe e kundërt, aq më tepër në një shoqëri që tenton të lartësojë vetëpohimin e vetvetes si kriter vendimtar.

Edhe ne, të dashur vëllezër e motra, kur shohim përtokë ndonjë njeri që vuan prej varfërisë që e ka mbuluar, të mos e gjykojmë, të mos i kërkojmë llogari për sjellën e vet, por ta çlirojmë nga kjo fatkeqësi. Të kërkojmë hirin që Kisha jonë e Tiranë-Durrësit, të bëhet një Samaritan i mirë për të gjithë ata vëllezër e motra që akoma nuk e kanë njohur Jezusin, që janë indiferentë ndaj Jezusit, sepse janë indiferentë ndaj vetvetes, ndaj paqes, ndaj mirësisë, ndaj së ardhmes. Të kërkojmë
hirin që, edhe ne, Shpirti Shenjt të na zgjojë, të na bëjë pak më dinamikë e me të vërtetë, të përjetojmë një aftësi që na bën të gjallë në përcjelljen e Lajmit të Mirë e të gëzueshëm, që është lajmi i Jezusit, i Ungjillit.

Ftesë për angazhim: Ji pjesë e jetës së Kishës si Maria, në një angazhim konkret në shërbim baritor, në ecje me strukturat e famullisë, me pjesëmarrje në ndonjë grup lutjeje që të ndihmon në ecjen shpirtërore.

vijon…

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme