10.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-Durrës“Për fe e atdhe”: 75-vjetori i martirizimit të at Shllakut e at...
HomeArqidioqeza Tiranë-Durrës“Për fe e atdhe”: 75-vjetori i martirizimit të at Shllakut e at...

“Për fe e atdhe”: 75-vjetori i martirizimit të at Shllakut e at Harapit

Provinca Fraçeskane e Shqipërisë në bashkëpunim me Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, kanë organizuar në Tiranë pranë kuries ipeshkvnore përkujtimin e 75-vjetorit të martirizimit të të Lumit At Gjon Shllaku dhe të At Anton Harapit (1946-2021). 

Në fjalën e tij përshëndetëse, provinciali i Provinces “Zoja Nunciatë” në Shqipëri dhe Mal të Zi, At Pashk Gojçaj O.F.M, ka falenderuar të pranishmit nëpërmjet Ipeshkvit Ndihmës, që është përkujdesur për këtë organizim, Imzot Arjan Dodajt, si edhe për gatishmërinë në organizimin sa më të mirë të këtij takimi. Takimi u zhvillua me një prani të shumtë pjesëmarrësish, mes të cilëve Nunci Apostolik në Tiranë, Ambasadori i OSBE-së, politikanë e studiues, rregulltarë dhe të rinj.  

Imzot Arjan Dodaj vlerësoi pafund kontributin e françeskanëve në Shqipëri dhe pasurinë që i sollën jo vetëm dijes e kulturës, por edhe jetesës së popullit shqiptar në vitet ’30 të shekullit XX. Le të themi, pohoi imzot Dodaj, se ajo kohë ka qenë e do të mbetet një nga kohët më të arta të franceskanëve ne Shqipëri.  Më pas, përshëndeti Nunci Apostolik, i cili i quajti këta dy martirë shtylla të vërteta të ringjalljes e frymëzim për franceskanizmin. Maritrët, theksoi Nunci Apotolik imzot Bonazzi, nuk janë kujtim i së shkuarës, faqe e mbyllur e historisë. Ata janë njerëz të gjallë, që vazhdojnë ta shoqërojnë, ta ndihmojnë dhe ta mbështesin, sot, rrugëtimin e kësaj Kishe dhe të të gjithë shqiptarëve.

I pranishëm, edhe kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike në Shqipëri, imzot Angelo Massafra, i cili, ndër të tjera, përmendi punën e bërë për të lumët martirë, përfshirë At Anton Harapin, që akoma nuk është i njohur si i tillë. Vlerat e shtuara që pater Antoni i dha shoqërisë shqiptare të asaj kohe janë aktuale edhe sot e kësaj dite. Ndaj ne jemi dëshmitarë të asaj, që na është transmetuar, se kontributi i tij është po aq i madh dhe do të vlerësohet përherë. 

Përkujtimoren e përshëndeti edhe Kryetari i Pranisë së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Vincenzo Del Monaco, i cili, në reflektimin e tij, u përqendrua në stilin e martirizmit, duke përmendur shembullin e Shën Shtjefnit, ndër të parët martirë të Kishës së Krishtit. Si ai, edhe At Gjoni dhe At Antoni ishin martirët e parë të një kohe të errët, që donte të shuante cdo lloj drite të ndezur në emër të Zotit.

Profesoresha Aljula Jubani dhe studiuesi Anton Gojçaj, nëpërmjet kumtesave të tyre, sollen rolin e martirëve në letërsi, histori, e studime shqiptare. Kujtojmë se ata ishin jo vetëm dy meshtarë katolikë, dy priftërinj franceskanë, por kishin një botë të tërë brenda tyre, plot dije. Njohës të mirë të gjuhëve e lexues të paepur – dy njerëz që i sollën popullit dijen nëpërmjet filozofisë që nga lashtësia e deri ditën kur u martirizuan për Fe e Atdhe.

Takimin e mbylli At Viktor Demaj, Drejtor i Botimeve Françeskane, i cili në kumtesën e tij paraqiti botimet më të reja që Provinca Franceskane Shqiptare ka nxjerrë kohët e fundit; ndër to, tri veprat e At Anton Harapit dhe vëllimin e plotë të At Gjon Shllakut. Po të kishin jetuar më shumë – shtoi At Viktori, pasuria e shkruar e tyre do të kishte qenë më e madhe, plotësisht e denjë për lexuesit e studiuesit e kohëve të sotme.

Marrë nga Radio Vatikani

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme