20.5 C
Tirana
HomeKISHKurs formativ për Muzikën Liturgjike
HomeKISHKurs formativ për Muzikën Liturgjike

Kurs formativ për Muzikën Liturgjike

Formimi i të gjithë besimtarëve për këngën të jetë nxitur me zell dhe me durim bashkë me formimin liturgjik, sipas moshës, kushteve, gjendjes së jetës dhe shkallës së kulturës të besimtarëve.

(Musicam Sacram, 18)


Komisioni Kombëtar i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare për Muzikën dhe Këngën Liturgjike organizon një fundjavë formimi për të gjithë ata që, me tituj të ndryshëm zhvillojnë animimin liturgjik muzikor në bashkësinë e vet.

Fundjava e formimit do të zhvillohet me datën 6-7 tetor 2023, tek Fshahti i Paqes – Shkodër.

Është e hapur ndaj laikëve, rregulltarëve dhe rregulltareve, seminaristëve, pjesëtarët e shtëpive të formimit rregulltar dhe meshtarëve.

I vetmi kusht që kërkohet për të marrë pjesë është mosha minimale 16 vjeç dhe autorizimi i famullitarit ose i eprorit dhe një fletore dhe stilolaps për shënime.

Shtëpia nuk na mundëson as çarçafë as peshqirë, prandaj merrni me vete bashkë me gjërat personale të nevojshme.

Pjesëmarrja në kurs përgjatë fundjavës ka një pagesë prej 3000 Lekë.

Në fund, për sa i perket regjistrimit në kurs, pasi animatorët të kenë rënë dakord me famullitarët e tyre për pjesëmarrjen, secili famullitar ose i interesuar dërgon një listë emërore në email-in e Komisionit të Muzikës Liturgjike: [email protected] duke dhënë Emër, Mbiemër, mosha, adresa-famullia, e-mail dhe numrin e celularit.

Regjistrimet duhet të bëhen deri në datën 30 shtator.

Programi

E Premte 6 tetor

  • Ora 16.00: Mbërritja dhe sistemimi
  • Prezantimi i Komisionit dhe punës së tij
  • Qëllimi dhe funksionimi i Rrjetit kombëtar i animatorëve liturgjik-muzikor
  • Rendësia e Këngës liturgjike në Kishë
  • Takimi me Imzot Massafra dhe Lutja e Mbrëmësores
  • Pas darkës: Mësimi i një repertori (1)

E Shtunë 7 tetor

  • Lutja e Lavdeve në këngë
  • Shërbesat e Kishës në Këngën liturgjike
  • Mësimi i një repertori (2)
  • Propozimi praktik për zgjedhjen e repertorit
  • Mësimi i një repertori (3)
  • Laborator i vogël mbi funksionimin e grupit liturgjik dhe zgjedhja e repertorit
  • Takimi përmbyllës
  • Kremtimi i Meshës së Shenjtë, përshëndetja dhe nisja. 

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme