5.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësImzot Dodaj dy vite Arqipeshkëv: "Të punojmë në të vetmen vresht, atë...
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësImzot Dodaj dy vite Arqipeshkëv: "Të punojmë në të vetmen vresht, atë...

Imzot Dodaj dy vite Arqipeshkëv: “Të punojmë në të vetmen vresht, atë të Zotit”.

Në dy vjetorin e marrjes së detyrës si Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Dodaj gjatë meshës së shenjtë ka falënderuar secilin prej meshtarëve, rregulltarëve e besimtarëve të pranishëm apo jo gjatë kremtimit, e duke theksuar rëndësinë e takimit, në mënyrë të përmbledhur ai ka thënë:

“Po pse takohemi sëbashku në këtë kremtim të përvjetorit të fillimit baritor. Duket si dje, por kanë kaluar në të vërtetë dy vite, pasi është e rëndësishme të nënvizohet ky përvjetor, jo për personin tim, por për arqidioqezën tonë të tërë, sepse duke shkuar përtej çdo aspekti personal, mund të thellojmë më tepër në misterin e kishës që të gjithë së bashku përbëjmë, por duke ruajtur e respektuar gjithashtu gjithmonë metodën e mishërimit, me të cilën Hyji e udhëheq kishën e tij në Krishtin dhe nëpërmjet mëkëmbësve të tij. Kremtimi i sotëm është arsye takimi sepse së bashku, bari e grigjë e Zotit, të mbledhur rreth Eukaristisë, të gjejmë e rigjejmë secili vetveten, jo jashtë kësaj grigje, jo jashtë kungatës me bariun, por në misionin për të cilin Krishti na ka dërguar, e për ti dhënë nxitje jetës sonë si të pagëzuar e si të shuguruar.

Këto dy vite pra miqtë e mi, nuk janë veç të miat, por edhe tuajat e kështu të pyesim sëbashku veten: A po vihemi në dëgjim të zërit të Shpirtit Shenjt?

Zoti dëftohet konkretisht në kishën e tij, në mënyrë të dukshme, të prekshme, e të dëgjueshme.  Dëftohet nëpërmjet atyre që thërret të përcjellin hirin e dashurisë së Zotit nëpërmjet jetës së administruar në jetën sakramentale në Kishë.

Neve jemi mbledhur së bashku atëherë, jo sepse jemi të mirë por sepse Zoti na ka ushtruar mëshirë. Gjithashtu dëshirojmë të falenderojmë Hyjin për hiret e shumta me të cilat na ka mbushur, e kështu të forcojmë vullnetin për të punuar së bashku, jo në vreshtat tona personale, por në të vetmen vresht, atë të Zotit.

Sa e nevojshme është pikësëpari të pyesim veten: KU PO SHKOJMË?

E në atë moment ne duhet të reflektojmë me veten duke e pyetur atë; Po ne, këtë Kishë e kemi të personalizuar, apo e kemi sëbashku me popullin e Zotit të udhëhequr pikërisht nga Papa që na fton në ecjen sinodale, ku kisha jonë është e thirrur akoma më shumë të thellojë vetëdijen e të qenit të pagëzuar!?

Ne jemi instrumente të mëshirës hyjnore, nuk jemi mëshira hyjnore.  

Ne jemi administratorë të hirit të Zotit, ne nuk jemi pronarë të hirit të Zotit.

Një ndër rreziqet që i kanoset sot shoqërisë sonë shqiptare është INDIFERENCA jo vetëm ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj zërit të Kishës. Rrezikojmë të ecim në një përvojë dikotomie.

Të ndezim dritën me të cilën i kemi thënë PO Krishtit nëpërmjet Kishës së tij dhe bariut të tij, të rimarrim ecjen tonë me entuziazëm duke e ditur që i kemi thënë JO botës, për ti shërbyer mbretërisë së qiellit.”

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme