5.5 C
Tirana
HomeKISHDita Botërore e Fëmijëve: komiteti organizativ, “faleminderit Papa Françeskut për vëmendjen atërore...
HomeKISHDita Botërore e Fëmijëve: komiteti organizativ, “faleminderit Papa Françeskut për vëmendjen atërore...

Dita Botërore e Fëmijëve: komiteti organizativ, “faleminderit Papa Françeskut për vëmendjen atërore që i kushton DBF-së”

“Përshëndes me përzemërsi fëmijët prej anëve të ndryshme të botës, të cilët kanë ardhur për të na kujtuar se më 25 dhe 26 maj Kisha do të jetojë Ditën e parë Botërore të Fëmijëve. Faleminderit! I ftoj të gjithë që ta përcjellin me lutje rrugëtimin drejt Ditës së parë Botërore të Fëmijëve dhe falënderoj ata që po punojnë për përgatitjen e saj. Dhe juve fëmijë, ju them: ju pres. Kemi ëndrrën e gëzimit tuaj, të dëshirës suaj për një botë më të mirë, një botë në paqe. Të lutemi, vëllezër e motra, për fëmijët që vuajnë nga luftërat. Ka shumë në Ukrainë, në Palestinë, Izrael, në pjesë të tjera të botës, në Mianmar. Të lutemi për ta dhe për paqen!”. Këto janë fjalët e shqiptuara dje nga Papa Françesku gjatë lutjes Regina Coeli në sheshin e Shën Pjetrit. Një ftesë drejtuar fëmijëve që të shtunën më 25 dhe të dielën 26 maj do të mbërrijnë në Romë me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve (DBF). Do të ketë shumë, disa dhjetëra mijëra kanë rezervuar tashmë një vend. Papa bëri një apel të qartë për paqe dhe bashkëjetesë, të mishëruara nga moria e turmave shumëngjyrëshe nga mbi 80 vende që do të marrin pjesë në veprimtarinë dyditore ndërmjet Stadiumit Olimpik dhe Sheshit të Shën Pjetrit.

Mesazhin e Atit të Shenjtë e dëgjuan gjithashtu rreth njëqind fëmijë, aty të pranishëm, shumë prej të cilëve vinin nga vendet më të munduara nga lufta, të shoqëruar nga At’ Enzo Fortunato, koordinator i DBF-së, nga Aldo Cagnoli, zëvendësi i tij, nga Kooperativa Auxilium dhe nga Komuniteti i Shën Egjidios.

“Falënderojmë Papa Françeskun për vëmendjen atërore që i kushton Ditës Botërore të Fëmijëve. Një ndjenjë e veçantë ndaj asaj që ne besojmë se është një nga ditët më domethënëse në historinë e Kishës”. Kështu u shpreh komiteti organizativ i Ditës Botërore të Fëmijëve.

Regina Coeli ishte një thirrje e fortë dhe dramatike për paqen. Të pushtetshmit e botës duhet ta dëgjojnë Papa Françeskun”, tha At’ Enzo Fortunato.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme