15.5 C
Tirana
HomeEditorialDetyra jonë kryesore është të fokusohemi tek “njeriu”
HomeEditorialDetyra jonë kryesore është të fokusohemi tek “njeriu”

Detyra jonë kryesore është të fokusohemi tek “njeriu”

Nga Imzot Angelo Massafra

Papa Françesku në “Fratelli Tutti” thotë:”… një Samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të.” (Luka 10,33-34)

Sonte vemendja jonë shkon tek ata të cilët, braktisin vendin e tyre për një jetë më të sigurtë, sonte jemi të ftuar të mendojmë rreth udhëtimit të tyre sa të vështirë dhe plot rreziqe.

Edhe pse migrimi është një proces për Njerëzit, shumë prej të cilëve janë vulnerabël, të frikësuar dhe të shfrytëzuar, si dhe kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme për mbrojtje, si gjatë udhëtimit të tyre ashtu edhe në mbërritje: shpesh harrojmë faktin se çdo refugjat  ka një histori unik. Prania e tyre në mes nesh na thërret të vendosim në zbatim veprat tona të bamirësisë, të ndihmojmë ata të cilët trokasin në portën tonë për mbështetje dhe më pas vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt një destinacioni të sigurtë për jetën e tyre.                                                                                                                                               

Kjo ekspozitë sot, këto imazhe, na kujtojnë se detyra jonë kryesore është të fokusohemi tek “njeriu”, tek ai që është në udhëtim, tek ai që lufta dhe dhuna i kanë hequr shpresën e jetës por që Ne, ashtu si një samaritan i mirë ia mjekojmë plagët e trupit dhe të shpirtit duke e pranuar, por pa harruar të fokusohemi edhe tek “NE” që të mos kemi frikë për takimin me to. Sepse ajo që ne na kërkohet sot është dhembshuria, shërbimi, pranimi për të  dëshmuar që humanizmi në këtë shoqëri kaq kaotike ekziston dhe duhet të mbetet si vlerë.

Në lidhje me angazhimin për të ndihmuar dhe mbështetur refugjatët dhe migrantët, Caritas-i Shqiptar vazhdon  udhëtimin që filloi gjashtë vite më parë, duke pranuar ftesën e bërë nga UNCHR: “për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë ata që hyjnë në vend dhe për t’u siguruar që ata të trajtohen me dinjitet gjatë qëndrimit në vend”. Caritas-i Shqiptar në çdo iniciativë për refugjatët dhe migrantët vendos gjithmonë në qendër Njeriun, me të gjitha dimesionet e tij, pa bërë dallim apo diskriminim.

Falenderoj UNCHR, Shtetin dhe Policinë e  Kufirit  për besimin e  këtij misioni  humanitar Kishës Katolike, nëpërmjet Caritas Kombëtar. Jemi shumë mirënjohës ndaj organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara për Gratë,  Ambasadën  Amerikane, Caritas Austria, Caritas Italia, të cilat janë angazhuar për një kohë të gjatë dhe kanë vendosur në dispozicion burimet e tyre.

Stafi i Caritas-it Shqiptar po punon për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve dhe për të siguruar të gjitha nevojat dhe ndihmat humanitare. Në vëmendje të veçantë, në punën tonë, jane personat vulnerabël si të miturit e pashoqëruar, gratë e dhunuara dhe trafikuara, personat e sëmurë.

Prania e Caritas-it duke identifikuar nevojat dhe duke dhënë të gjitha shërbimet e nevojshme është vlerësuar nga Organizmat Ndërkombëtar dhe Institucionet Shtetërore si një shërbim model që përkon jo vetëm në shërbimet humanitare dhe të menjëhershme por në sherbime të qëndrueshme që ofrojnë siguri dhe dinjitet për refugjatët dhe migrantët.  

Mikpritja është traditë e shqiptarit dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me Strukturat Shtetërore dhe Organizmat Ndërkombëtar ka sjellë një model pozitiv në nivel ndërkombëtar.

Dua të theksoj që në misionin e punës tonë bëhet fjalë për ata që për ne janë të panjohur, të padukshëm, të parëndësishëm, bëhet fjalë për më të fundit, të cilët, shpesh herë, vuajnë indiferentizmin tonë global dhe individual, por që në kulturën tonë të krishterë ata janë “të parët”.  Për të adresuar realitetin e atyre, ne duhet të zhvillojmë projekte efektive dhe qasje të reja për të mbrojtur dinjitetin e tyre, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe për të përballuar sfidat që po dalin nga format moderne të neglizhimit, mohimit apo persekutimit.

Para se të mbyll fjalimin, dëshiroj të kujtoj fjalët e Papa Françeskut: “ le të dëgjojmë britmën e tokës dhe të të varfërve dhe migrantëve”, jo vetem britmën e të varfërve e migrantëve që vijnë në Shqipëri, por edhe britmën e shqiptarëve që janë larguar nga Shqipëria dhe vazhdojnë të largohen, sepse për ata nuk ka shpresë për të jetuar në Shqipëri. Përshëndes dhe një here iniciativën e shtetit shqiptar për të pritur Afganet e larguar nga lufta por bëj thirrje të mos harrojmë ata që nuk vijne me avion në mënyrë që të gjejnë të njëjtin trajtim.

Ekspozita fotografik, për të cilën falenderoj fotografin Renuar Locaj dhe kuratorin Oltsen Gripshti, ekipin e Caritasit Kombëtar dhe Drejtorin e Muzeut: të jetë një nxitje për të tejkaluar indiferencën ndaj refugjateve dhe migrantëve dhe nevojtarëve dhe te duam më shumë Zotin, Atdheun dhe te tjerët.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme