11.5 C
Tirana
HomeKISHBerati përkujton klerikun katolik Pierre Batiffol
HomeKISHBerati përkujton klerikun katolik Pierre Batiffol

Berati përkujton klerikun katolik Pierre Batiffol

Don Paolo Marasco

Të mërkurën, 12 qershor, në orën 18:00, në Muzeun Ikonografik “Onufri” në kalanë e Beratit, është mbajtur Simpoziumi shkencor “Pierre Batiffol dhe Kodikët e Beratit” organizuar nga Kisha Katolike në Berat në bashkëpunim me Muzeun Onufri dhe Muzeun Dioqezan të Kodikut të Rosanos në Kalabri.

Të pranishëm ishin dhe një delegacion nga dioqeza e Rosanos së bashku me Arqipeshkvin, Sh.T Maurizio Aloise, të cilët kaluan një vizitë 3-ditore në Shqipëri.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Ipeshkvit të Jugut, Sh.T Xhovani Peraxhine, i cili falenderoi të pranishmit e shumtë në këtë takim, në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e të gjithë komuniteteve fetare në Berat.

Me tej përshëndeti Sh. T Maurizio Aloise, i cili shprehu emocionet e tij pozitive, duke theksuar se Berati dhe Rosano tashmë janë dy qytete mike, jo vetëm për faktin e pranisë së Kodikëve të purpurtë që secili qytet ka por edhe për mardhëniet e mira dhe shkëmbimet miqësore.

Konferenca vazhdoi me fjalët e relatorëve. Arjan Prifti, ekspert pranë Muzeut Onufri, foli mbi historinë e Kodikëve të Beratit. Teologu katolik, Dom Simo Luliç, shtjelloi historinë e dorëshkrimeve biblike dhe materialet e përdorura për to. Ertigen Rapollari trajtoi jetën dhe veprimtarinë e klerikut katolik Pierrë Batiffol, ndërsa, Miklor Pasku, drejtor i Qendrës Muzeore Berat, foli për historikun e Muzeut Onufri dhe sfidat e së ardhmes.

Në fund, Cecilia Perri, zv.drejtoreshë e Muzeut të Kodikut të Rosanos në Kalabri, paraqiti historikun e Kodikut të Rosanos dhe ekspozoi para publikut një faksimile të tij duke i lënë pjesëmarrësve mundësinë për ta parë dhe shfletuar.

Në vizitën 3-ditore në Shqipëri, Arqipeshkvi Sh. T Maurizio Aloise pati mundësi të takojë autoritetet më të larta të vendit. Në fillim u prit në vizitë kthimi Presidencë nga presidenti Bajram Begaj vetëm një muaj pas vizitës që presidenti shqiptar pati në Kalabri duke kaluar edhe në Rosano.

Me tej Arqipeshkvi takoi të gjithë komunitet fetare të Beratit dhe Kryetarin e Bashkisë së Beratit z.Ervin Demo. Para nisjes, kaloi edhe në Arkivin Qendror të Shtetit i pritur nga drejtori z. Ardit Bido ku vizitoi nga afër edhe Kodikun e purpurt të Beratit.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme