HomeAdministratura Apostolike e Shqipërisë së JugutDialog dhe reflektim mbi të ardhmen e ungjillëzimit - Takim me Imzot...

Dialog dhe reflektim mbi të ardhmen e ungjillëzimit – Takim me Imzot Rino Fisichella

Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i KISH

Në Dikasterin për Ungjillëzimin, ishte vetë pro-prefekti i këtij dikasteri, Imzot Rino Fisichella, ai që priti dhe i uroi mirëseardhjen Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Atë Flavio Cavallini, në emër të ipeshkvijve, paraqiti në mënyrë të përmbledhur veprimtarinë ungjillëzuese të Kishës në Shqipëri, duke u ndalur te sfidat, por edhe te mundësitë që ofron realiteti shqiptar.

Imzot Fisichella, duke shprehur vlerësimin e tij për punën e Kishës në vendin tonë, kujtoi etjen e madhe për Zotin që ekziston sot në mbarë botën. Një numër i madh të rinjsh, theksoi ai, dëshirojnë ta njohin Zotin dhe të gjejnë identitetin e tyre përmes një përshpirtërie të mirëfilltë. Për këtë arsye, Kisha duhet të jetë gjithmonë vigjilente për t’iu përgjigjur këtyre kërkimeve dhe për t’u vënë në shërbim të nevojave shpirtërore të të rinjve.

Takimi vijoi dhe përfundoi në një atmosferë të përzemërt, gjatë së cilës u diskutuan në mënyrë të thelluar aspekte të ndryshme të jetës dhe të veprimtarisë së Kishës në vendin tonë.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme