9.5 C
Tirana
HomeKulturë269 vjetori i vdekjes së ipeshkvit Gjon Nikollë Kazazi, zbuluesi i parë...
HomeKulturë269 vjetori i vdekjes së ipeshkvit Gjon Nikollë Kazazi, zbuluesi i parë...

269 vjetori i vdekjes së ipeshkvit Gjon Nikollë Kazazi, zbuluesi i parë i librit të parë shqip “Meshari”

269 vite më parë, më 5 gusht 1752 ndërroi jetë ipeshkvi Gjon Nikollë Kazazi i cili mbahet si zbuluesi i parë i librit të parë shqip, “Meshari”, ipeshkvi Gjon Nikollë Kazazi.

Ai në vitin 1740, gjatë kërkimeve të tij në Arkivin e Vatikanit, zbuloi veprën monumentale të kulturës shqiptare “Mesharin” e Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555. Zbulimi tij do të mbetej në hije deri më 1909, kohë kur studjuesi arbëresh Pal Skiroi do ta rigjente në po këto arkiva nën shënimin “Katalogu: R.G. Liturgia III,194”.

Gjon Nikollë Kazazi lindi më 1 janar 1702 në Gjakovë. Karriera e tij studimore fillon me studimet teologjike në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit dhe më pas në Kolegjin e Shën Palit në Fermo dhe në Loreto, ku përfundon studimet. Në vitin 1727 mori titullin Doktor në Filozofi e Teologji. Po atë vit do të shugurohej meshtar. Në moshën 41 vjeçare do të shugurohej ipeshkëv i Shkupit.

Në vitin 1743 botoi veprën “Përmbledhje e shkurtër e doktrinës kristiane”. Kazazi ishte studiuesi i parë shqiptar që metaforikisht çeli udhën për të gjithë studiuesit e mëvonshëm drejt Arkivit të Vatikanit e, kryesisht, arkivit të Propaganda Fide.

Imzot Kazazi ndërroi jetë më 5 gusht 1752.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme