9.5 C
Tirana
HomeKryesorVatikan. «Lodhje në frymëmarrje»: Papa Françesku në Poliklinikën Gemelli
HomeKryesorVatikan. «Lodhje në frymëmarrje»: Papa Françesku në Poliklinikën Gemelli

Vatikan. «Lodhje në frymëmarrje»: Papa Françesku në Poliklinikën Gemelli

Lajme jozyrtare flasin për «lodhje në frymëmarrje» që Papa ka ndjerë në Casa Santa Marta pas Audiencës së përgjithshme për të cilën u caktua një skanim Tac i bronkeve, që ka dhënë një rezultat negativ.

Pasditen e sotme Papa ka shkuar në Poliklinikën Gemelli për t’iu nënshtruar «disa kontrolleve të planifikuara më parë». Kështu ka raportuar për gazetarët drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni. Sot në mëngjes Papa 86-vjeçar mbajti Audiencën e tij të përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit me një katekezë të fokusuar në figurën e Shën Palit. Në mbarim të audiencës ai pati nevojë për ndihmë për të hipur në makinën papnore.

Lajme jozyrtare flasin për «lodhje në frymëmarrje», me dhimbje gjoksi, të ndjera në Casa Santa Marta pas audiencës së përgjithshme për të cilën mjeku personal i papës, Massimiliano Strappetti, ka pranuar që ta çojë Bergoglio-n në spital për kontrolle. Sipas këtyre lajmeve, është caktuar një skanim Tac i bronkeve, i cili ka dhënë rezultat negativ.

Audiencat e sotme dhe të nesërme duhet të anulohen. Siç dihet, Gemelli është spitali ku Françesku iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë më 4 korrik 2021, duke qëndruar atje për dhjetë ditë. Prej disa kohësh Papa ka vuajtur edhe nga dhimbje të forta në gjurin e djathtë, si pasojë e një dëmtimi të ligamenteve, ndaj lëviz shpesh me karrocë.

Në poliklinikë janë vendosur dhjetëra gazetarë.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme