14.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësUdhëtimi/ Papa Françesku në Budapest dhe Sllovaki. “Një itinerar në zemër të...
HomeJeta e KishësUdhëtimi/ Papa Françesku në Budapest dhe Sllovaki. “Një itinerar në zemër të...

Udhëtimi/ Papa Françesku në Budapest dhe Sllovaki. “Një itinerar në zemër të Evropës”

Një udhëtim në zemër të Evropës. Sigurisht duke parë dhimbjen e së kaluarës (persekutimet komuniste ndaj të krishterëve dhe dëbimet naziste ndaj hebrenjve, me komunitetet e të cilëve Papa do të ketë takime), por edhe duke shikuar drejt së ardhmes, misionit, ekumenizmit (do të ketë takime edhe të kësaj natyre) dhe veçanërisht të rinjtë. Itinerari që do të çojë Françeskun në Budapest dhe Sllovaki nga e diela 12 shtator deri të mërkurën 15 (udhëtimi i 34 -të ndërkombëtar, i cili e çon numrin e vendeve të vizituara nga Papa në 54) përbëhet mbi të gjitha prej këtyre elementeve. Një “udhëtim shpirtëror – siç nënvizoi dje në një konferencë drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni – në qendër të të cilit do të jetë adhurimi i Eukaristisë dhe shtegtimi te Zoja që ka i ka qëndruar pranë dhimbjes së këtyre komuniteteve të përndjekura”.

Fjalët e zëdhënësit ndihmojnë në shuarjen e leximeve paralele të vizitës, e cila do të ketë si ndalesë fillestare kremtimin e Meshës përmbyllëse të Kongresit Ndërkombëtar Eukaristik në Budapest. Papa Françesku do të kalojë një paradite në kryeqytetin hungarez, ndërsa pjesa tjetër e programit do të zhvillohet në Sllovaki. Natyrisht, gjatë konferencës nuk munguan pyetjet për takimin me kryeministrin hungarez Viktor Orbàn, një i krishterë, por një përkrahës i politikave jo në përputhje me magjisterin e Papës, veçanërisht përsa i përket mikpritjes. Ne nuk duhet të përziejmë, shpjegoi Bruni, «lexime të një lloji tjetër». Sa i përket takimit të Papës me Kryeministrin hungarez (i cili është takuar tashmë me Papën në Vatikan në dy raste, në 2016-tën dhe 2017-tën, edhe pse jo në audiencë private, dhe që Françesku, në një intervistë të fundit, tha se nuk e dinte se do ta takonte) është caktuar për paraditen e së dielës, para Meshës. «Është një takim me autoritetet më të larta në vend, dhe padyshim në mesin e tyre është edhe Orbán», kujton drejtori i Zyrës së Shtypit, duke specifikuar gjithsesi, se ai nuk kishte asnjë lajm për praninë e Kryeministrit dhe të familjes së tij në Meshën papnore. «Kjo është diçka për të cilën duhen pyetur hungarezët», tha ai.

Sidoqoftë, «në një shtegtim në zemër të Evropës», pranoi Bruni, «është e vështirë të mos flasësh për situata që prekin të gjithë Evropën». Sidomos përgjatë ndalesave të ndryshme të një itinerari që fillon pikërisht me adhurimin e Eukaristisë dhe përfundon me thirrjen lutëse ndaj Zojës së Dhembjeve, më 15 shtator në shenjtëroren kushtuar asaj në qytetin e Šaštin dhe pikërisht në ditën e festës së saj. Prandaj nuk është e pamundur që sfidat e kësaj Evrope që lufton me Covid-in, migrimet, shkrishterizimin e mundshëm, që përballet me çështjen e punës dhe me të ardhmen e brezave të rinj, do të gjejnë jehonë të gjerë në 12 fjalimet që papa Françesku do të mbajë në italisht gjatë vizitës.

Bruni më pas ripërsëriti programin angazhues, duke specifikuar – në përgjigje të një pyetjeje – se nuk do të ketë masa të veçanta shëndetësore pas operacionit të fundit të Papës: «Si gjithmonë, do e shoqërojnë atë një mjek dhe disa infermierë». Prandaj papa Françesku do të marrë avionin në Fiumiçino në 6 të mëngjesit të së Dielës, duke zbritur në Budapest në 7:45. Pastaj do të vijojë me takimin me autoritetet, në Muzeun e Arteve të Bukura; më pas me Ipeshkvijtë e vendit, të cilëve do t’u drejtojë një fjalim; dhe me përfaqësuesit e Këshillit Ekumenik të Kishave dhe me disa komunitete hebraike në Hungari (edhe këtu është planifikuar një fjalim). Në orën 11:30, Papa do të përfundojë Kongresin Eukaristik me Meshën solemne dhe lutjen Angelus. Pastaj ai do të zhvendoset në aeroport për ceremoninë e përshëndetjes.

Papa do të ulet në Bratislavë në orën 14:40. Në orën 16:30 ai do të ketë një takim ekumenik pranë Nunciaturës, gjatë të cilit do të mbajë një fjalim. Gjithnjë në Nunciaturë, në orën 17:30, do të takojë privatisht anëtarët e Shoqërisë së Jezusit.

Dita e dytë do të zhvillohet tërësisht në Bratislavë. Në orën 9:15 paradite do të jetë ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin Presidencial dhe vizita nderuese te Presidentja Zuzana Caputová. Pastaj takimi me autoritetet, trupin diplomatik dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, në kopshtin e Pallatit Presidencial; dhe në mbarim të paradites do të jetë një vizitë në Katedralen e shën Martinit ku do ta presin ipeshkvijtë, priftërinjtë, rregulltarët dhe rregulltaret, seminaristët dhe katekistët. Pas drekës, Papa do të shkojë në “Qendrën Betlehem” në Bratislavë në orën 16. Menjëherë më pas ai do të takohet me komunitetin hebre në Sheshin Rybné námestie, ku gjendet një memorial i Shoah dhe ku është parashikuar një fjalim. Në mbrëmje, në orën 18, ai do të presë në Nunciaturë Presidentin e Parlamentit, Boris Kollár dhe Kryeministrin Eduard Heger.

Të martën Papa do të shkojë në Košice dhe Presov, ku do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore bizantine të shën Gjon Gojartit. Pasdite, në orën 16, ai do të zhvendoset në lagjen Luník IX, vendi ku banon komuniteti rom për rreth tridhjetë vjet. Në orën 17, në stadiumin Lokomotiva, ai do të përshëndesë të gjithë të rinjtë e Sllovakisë. Në orën 18:30, do të jetë nisja për në Bratislavë, mbërritja pas një ore.

Të Mërkurën 15 kthimi në Romë, pasi të jetë lutur në Šaštin në Shenjtëroren e “Zojës me shtatë hanxharë” dhe të ketë kremtuar Meshën. Në orën 13:30 do të zhvillohet ceremonia e përshëndetjes në aeroportin e Bratislavës; ulja do të jetë në Çiampino rreth orës 15:30.

Marrë nga Avvenire

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme