10.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësUdha e Kryqit në Kishën e "Shna Ndout"
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësUdha e Kryqit në Kishën e "Shna Ndout"

Udha e Kryqit në Kishën e “Shna Ndout”

Në javën e kushtuar për thirrje të veçanta në Arqidioqezën Metropolitane Tiranë-Durrës, ditën e mërkurë me 6 prill, është organizuar përgjatë rrugës që të dërgon në Kishën e “Shna Ndout” në Laç, Udha e Kryqit.

Udha e Kryqit është udhëhequr nga Arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, ndërsa i pranishëm ishte edhe Nunci apostolik, Imzot Luigi Bonnazi.

Besimtarë të shumtë laikë dhe rregulltarë nga e gjithë Arqidioqeza Tiranë-Durrës janë bashkuar për të bërë së bashku 14 ndalesat e mundimeve të Krishtit.

Në fjalën e tij, Arqipeshkvi, Imzot Dodaj na fton të jemi të gatshëm të mohojmë veten për ti shërbyer të tjerëve, të vendosim të tjerët në vend të parë, të jemi të përvuajtur në mënyrë që dikush tjetër ta njohë e ta doje Zotin nëpërmjet përvujtërisë sonë dhe të gatshëm për të shërbyer në mënyrë që nëpërmjet shërbesës tonë dikush të mund të fitojë jetën e pasosur.

Pas Udhës së Kryqit u mbajt mesha e shenjtë.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme