13.5 C
Tirana
HomeLajmeTë rinjtë nga Europa marrin pjesë në “Third International Summer Cump- Spaç”....
HomeLajmeTë rinjtë nga Europa marrin pjesë në “Third International Summer Cump- Spaç”....

Të rinjtë nga Europa marrin pjesë në “Third International Summer Cump- Spaç”. Vizita e tyre nisi nga Tirana, , destinacionet e radhës Spaçi dhe Shkodra

Që nga dita e djeshme në Tiranë është duke u organizuar “Third International Summer Cump- Spaç”, një takim që organizohet nga Komisioni “Paqe dhe Drejtësi”. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Arqipeshkvi i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo.

Në fjalën e tij përshendetëse Imzot Frendo, uroi pjesëmarrësit dhe organizatorët e këtij kampi duke u përcjellur përshëndetje në emrin e Kishës Katolike në Shqipëri. Ai foli mbi rolin e Kishës dhe persekutimin që e ndoqi që prej dites së parë të instalimit të diktaturës komuniste deri në gramën e fundit të saj.

Gjatë pjesës së dytë Imzot Frendo u pyet nga të rinjtë mbi bashkëpunimin dhe bashkëjetesën me komunitetet fetare në vend dhe realitetin e tanishëm.

Kampi do të vijoj më pas me vizitë pune në ish-kampin e përqendrimit dhe burgjet e Spaçit, më pas do të vijohet me vizita në Shkodër ndër të tjera të rinjtë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës do të vizitojnë Muzeun Dioqezan në Shkodër, më pas Muzeun e Kujtesës dhe qytetin e Shkodrës.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

DITA E TOKËS

Të ngjashme