32.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësTë rinjtë e Arqidioqezës së Tiranë-Durrësit në Lisbonë për Ditën Botërore të...
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësTë rinjtë e Arqidioqezës së Tiranë-Durrësit në Lisbonë për Ditën Botërore të...

Të rinjtë e Arqidioqezës së Tiranë-Durrësit në Lisbonë për Ditën Botërore të Rinisë.

Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj F.d.C. ka kryesuar ditën e sotme Eukaristinë Shenjtë te Motrat Domenikane të Sh. Katerinës nga Siena, të cilat po presin të rinjtë e Arqidioqezës sonë, të themeluara nga portugezja, shërbëtorja e Hyjit, Teresa Rosa Ferdinanda de Saldanha Oliveira e Sousa.

Morën pjesë edhe disa meshtarë të Arqidioqezës sonë dhe të rinj e të reja që po marrin pjesë në DBR në Lisbonë. Pas meshës, ata kanë vizituar kishën domenikane të Zojës Rruzare, duke pasuruar ashtu, shtegtimin e tyre me momente meditimi.

Gjatë ditës, ata kanë patur mundësinë ta shohin Atin e Shenjtë Papa Françesku nga afër dhe të bashkohen më vonë, me mijëra e mijëra të rinj të tjerë nga anembanë botës, gjatë lutjes së Udhës së Kryqit, që karakterizon çdo të premte të Ditëve rinore.

Papa theksoi faktin se pikërisht Jezu Krishti është “udha”, që duhet të ndjekë çdo i krishterë. Ajo udhë, që Ai vetë e përshkon gjatë jetës së tij, siç tregohet në Ungjijtë, të cilët e pasqyrojnë në sheshe, në breg të liqenit, në male, në tempull, gjithnjë në lëvizje, pa u kufizuar në ceremoni e rite, gjithnjë me vëmendje për ata, që vuajnë e kërkojnë shpresë, të cilëve u zgjat dorën me dhembshuri, derisa jep jetën në kryq.

“Kryqi, që shoqëron çdo DBR – shpjegoi Françesku – është ikona e këtij rrugëtimi. Është shenja e shenjtë e dashurisë më të madhe, e dashurisë me të cilën Krishti dëshiron ta përqafojë jetën tonë. Atëherë, ky kryq na zbulon bukurinë e dashurisë”.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme