22.5 C
Tirana
HomeKISHSinodi: Si të jemi një Kishë sinodale në mision?
HomeKISHSinodi: Si të jemi një Kishë sinodale në mision?

Sinodi: Si të jemi një Kishë sinodale në mision?

Seksioni i dytë: 368 pjesëmarrës, mes të cilëve 2 ipeshkvij kinezë

Krahasuar me seksionin e parë të punimeve, ka pasur 26 ndryshime në listën e pjesëmarrësve: “Disa nuk do të jenë të pranishëm për arsye shëndetësore, të tjerë kanë vendosur të mos kthehen, por nuk ka pasur asnjë rast që Papa të ketë përjashtuar dikë, të gjitha ishin vendime të marra nga individët”.

Ndër momentet më të spikatura të rrugëtimit sinodal do të jetë Vigjilja e 1 tetorit e kryesuar nga Ati i Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit, e cila do të fillojë me tre dëshmi të personave që u është dashur të vuajnë nga mëkati i abuzimit, mëkati i luftës, mëkati i indiferencës përballë dramës së pranishme në fenomenin, gjithnjë në rritje, të të gjitha migrimeve.

Në seksionin e dytë të Sinodit të Ipeshkvijve, i programuar nga data 2 deri më 27 tetor në Vatikan, do të jenë edhe dy ipeshkvij kinezë. Këtë e pohoi kard. Mario Grech, sekretar i përgjithshëm i Sekretariatit të Përgjithshëm të Sinodit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme në sallën e shtypit të Vatikanit. “Lista e pjesëmarrësve në seksionin e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve nuk paraqet ndryshime të mëdha në krahasim me listën e pjesëmarrësve në seksionin e parë”, njoftoi kard. Jean-Claude Hollerich, arqipeshkëv i Luksemburgut dhe relator i përgjithshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve. Gjithsej janë 368 anëtarë, nga të cilët 272 janë të veshur me munus-in ipeshkvor dhe 96 jo ipeshkvij, të cilëve u shtohen edhe 8 të ftuarit e posaçëm – mes të cilëve, ashtu si në seancën e parë, edhe Luca Casarini, një nga themeluesit e Mediterranea Saving Humans – dhe delegatët vëllazërorë, të cilët nga 12 u bënë 16. “Papa Françesku ka lejuar që numri i tyre të rritet duke pasur parasysh interesin e madh që Kishat simotra kanë treguar për këtë rrugëtim sinodal”, bëri të ditur Hollerich: “është e qartë se Sinodi ka një ndikim ekumenik”. “Deri më sot, në përfundim të një Sinodi ka pasur gjithmonë një komunikim nga populli i Hyjit me Atin e Shenjtë”, nënvizoi Grech, i pyetur për rezultatet përfundimtare të asamblesë sinodale. Krahasuar me seksionin e parë të punimeve, ka pasur 26 ndryshime në listën e pjesëmarrësve: “Disa nuk do të jenë të pranishëm për arsye shëndetësore, të tjerë kanë vendosur të mos kthehen, por nuk ka pasur asnjë rast që Papa të ketë përjashtuar dikë, të gjitha ishin vendime të marra nga individët,” sqaroi ai.

Ndër momentet më të spikatura të rrugëtimit sinodal do të jetë Vigjilja e 1 tetorit e kryesuar nga Ati i Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në fund të të parës nga dy tërheqjet shpirtërore të planifikuara përpara hapjes së punimeve dhe në fazën përfundimtare, e cila do të fillojë me tre dëshmi të personave që u është dashur të vuajnë nga mëkati i abuzimit, mëkati i luftës, mëkati i indiferencës përballë dramës së pranishme në fenomenin, gjithnjë në rritje, të të gjitha migrimeve.

Pas fazës së dëgjimit, do të vazhdohet me rrëfimin e disa mëkateve, “jo për të denoncuar mëkatin e të tjerëve, por për ta njohur veten si pjesë e atyre që, me lëshim apo veprim, bëhen shkak vuajtjeje, përgjegjës për të keqen që pësojnë të pafajshmit dhe të pambrojturit”. Në veçanti do të rrëfehet, “mëkati kundër paqes”; mëkati kundër krijimit, kundër popullsive autoktone, kundër migrantëve; mëkati i abuzimeve; mëkati kundër grave, familjes, të rinjve; mëkati i doktrinës që përdoret si gurë për të gjuajtur tjetrin; mëkati kundër varfërisë; mëkati kundër sinodalitetit, mungesa e dëgjimit, bashkimit dhe pjesëmarrjes së të gjithëve”. Në fund, Papa Françesku, në emër të të gjithë besimtarëve, do t’i drejtojë “Hyjit dhe motrave e vëllezërve të mbarë njerëzimit” kërkesën për falje. Kremtimi pendestar, i organizuar bashkërisht nga Sekretariati i Përgjithshëm i Sinodit me Dioqezën e Romës në bashkëpunim me Unionin e Eprorëve të Përgjithshëm dhe Unionin Ndërkombëtar të Eprorëve të Përgjithshëm – njoftoi Paolo Ruffini, prefekt i Dikasterit për Komunikimin dhe president i Komisionit të Informimit të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve – është i hapur për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë, dhe mund të ndiqet drejtpërdrejt në mediat e Vatikanit. Sa i përket punimeve sinodale, megjithatë, mbetet detyrimi për konfidencialitet, si në seksionin e kaluar. Në mbrëmjen e 11 tetorit do të përsëritet përvoja e një lutjeje ekumenike, së bashku me Atin e Shenjtë, delegatët vëllazërorë të pranishëm në sallën sinodale dhe përfaqësues të ndryshëm të Kishave dhe bashkësive kishtare të pranishme në Romë, në bashkëpunim me Komunitetin Taizé. Më 9 dhe 16 tetor, nga ora 18:00 deri në orën 19:45, do të zhvillohen katër “forume teologjike-baritore” – pra katër takime të hapura për publikun – gjatë të cilave do të paraqiten, nisur nga perspektiva të ndryshme, disa aspekte nga katër temat e rëndësishme për rrugëtimin e Asamblesë. Më 21 tetor është në program një tjetër ditë për tërheqje shpirtërore, në funksion të dallimit/shoshitjes mbi draftin e Dokumentit përfundimtar.

“Si të jemi një Kishë sinodale në mision?”.

Është tema e Instrumentum laboris e cila do të jetë sfondi i seksionit të dytë të Asamblesë. “I takon asamblesë të tregojë hapat që duhen ndërmarrë për t’u rritur si një Kishë sinodale në lidhje me tematikat e propozuara nga Instrumentum laboris”, shpjegoi Atë Giacomo Costa, sekretar i posaçëm i Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve. Punimet sinodale do të ndahet në pesë Module, secili prej të cilëve parashikon seanca në Asamblenë Plenare (Kongregacionet e Përgjithshme) dhe në Grupet e punës, të cilat do të alternohen. Secili nga katër modulet e para do të ketë në qendër një tematikë të veçantë, të përbërë nga një seancë e Instrumentum laboris, ndërsa Moduli përfundimtar do t’i kushtohet diskutimit dhe miratimit të Dokumentit përfundimtar që do t’i nënshtrohet vërejtjes së Atit të Shenjtë, “të cilit i përket të vendosë mbi modalitetet me të cilat, ky Dokument, duhet t’i parashtrohet mbarë Kishës”, sqaroi Costa. “Në çdo Modul, puna e Grupeve do të strukturohet duke u frymëzuar nga metoda e bisedës në Shpirt, e përdorur tashmë në Seksionin e Parë”, shpjegoi jezuiti: në çdo grup pune do të jetë i pranishëm një ekspert në rolin e lehtësuesit/këshilluesit.

M. Michela Nicolais

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

«U shenjtëroftë emri yt!»

Të ngjashme