4.5 C
Tirana
HomeDioqeza SapëShenjtja Nënë Tereze, ikonë e dashurisë, u kremtua në dioqezën e Sapës
HomeDioqeza SapëShenjtja Nënë Tereze, ikonë e dashurisë, u kremtua në dioqezën e Sapës

Shenjtja Nënë Tereze, ikonë e dashurisë, u kremtua në dioqezën e Sapës

Festa Liturgjike e shenjtëreshës Nënë Tereza, ikonës së dashurisë, është kremtuar edhe në Dioqezën e Sapës. Festës i parapriu treditëshi i shenjtë kushtuar Nënë Terezes, ku u mbajtën lutje dhe adhurim në nder të saj.

Qindra besimtarë shtegtuan nga famullitë e ndryshme të dioqezës, drejt Katedrales që i kushtohet Nënës shenjtëreshë. Një vend të veçantë në këtë ditë ishte rezervuar për miqtë e Nënë Terezes, të varfërit dhe të sëmurët, të cilët janë gjithmonë të mirëpritur, duke iu dhuruar kështu momente gëzimi dhe shprese.

Ky 5 shtator përkoi edhe me 25 vjetorin e kalimit në amshim të Nënë Terezes, dhe me 10 vjetorin e hapjes së shtëpisë së Bamirësisë. Me këtë rast nderoi me praninë e tij edhe Arqipeshkvi i dioqezës Reggio Emilia, Mons. Giacomo Morandi, shoqëruar nga ekipi i tij i bashkëpuntorëve dhe misionarëve. Një dioqezë kjo që prej vitesh ka binjakëzim me Dioqezën e Sapës dhe është një mbështetje e fortë për Shtëpinë e Bamirësisë.

Mesha e Shenjtë u udhëhoq nga ipeshkvi i vendit Imzot Simon Kulli, në bashkëkremtim me Mons. Morandin, me famullitarin dom Mark Shtjefni, dhe meshtarë të tjerë. Përveç besimtarëve, në këtë kremtim, morën pjesë edhe autoritetet e pushtetit vendor, si Kryetari i Bashkisë z. Mark Babani dhe persona të tjerë.

Homelia e rastit u mbajt nga Arqipeshkvi i Reggio Emilias, Mons. Giacomo Morandi, i cili foli mbi figurën e Shën Terezes së Kalkutës, një shenjtëreshë e jashtëzakonshme e ditëve tona, që nëpërmjet planeve të Zotit gjithmonë ka qenë e lirë për të vepruar. Bindjen dhe dëgjesën Nënë Tereza e ka jetuar vetë përballë Zotit. E pikërisht është Zoti ai që e ka bërë që ajo të përjetonte në jetën e saj se çka do të thotë “kam etje”- shtoi Imzot Morandi.

Menjëherë pas meshës, të prirë nga Ipeshkvinjtë dhe personat me aftësi ndryshe, të gjithë u mblodhën pranë Shtatores së Shenjtes, për t’i drejtuar lutjet Asaj dhe për t’i kërkuar ndërmjetësinë pranë Atit, Hyjit të Gjithpushtetshëm.

Caritas Dioqezan Sapa në nderim të veprës së madhe të Shën Terezës së Kalkutës, për të gjithë  përsonat me aftësi ndryshe shtroi Dreken festive tek Mensa e Caritasit Dioqezan.

Festa e Nënë Terezes ka vazhduar gjatë ditës edhe me aktivitete të tjera kulturore dhe artistike  të organizuar nga famullia Shën Kollit në bashkëpunim me Bashkinë Vau Dejës.

Për të gjithë qytetarët kaluan një pasdite të mbushur me aktivitete ku u zhvilluan lojëra të ndryshme bamirësie të drejtuar nga famullitari Dom Marku dhe të rinjtë e qytetit tonë, duke krijuar kështu një atmosferë ndryshe nën shoqërinë e muzikës live nga këngëtarët më të mirë të Shqipërisë, siç ishte Artiola Toska.

Violeta Marashi

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme