10.5 C
Tirana
HomeDioqeza SapëSapë/ Takimi i Krishtlindjes me Personat me Aftësi Ndryshe
HomeDioqeza SapëSapë/ Takimi i Krishtlindjes me Personat me Aftësi Ndryshe

Sapë/ Takimi i Krishtlindjes me Personat me Aftësi Ndryshe

Në prag të Krishtlindjes, pas dy vite ndërprerjeje për shkak të pandemisë botërore të Covid-19, Caritas Dioqezan Sapa organizoi të shtunën e 18 dhjetorit, takimin tradicional me Personat me Aftësi Ndryshe, që i paraprin festës së madhe të Lindjes së Shpëtimtarit të botës, Jezu Krishtit.

Të bashkuar në ambjentet e Caritas-it në këtë takim morën pjesë 40 persona me aftësi ndryshe të shoqëruar nga familjarët e tyre. I pranishëm ishte edhe Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, i cili me shumë dashuri dhe përkushtim iu gjendet afër gjithmonë këtyre personave. Ai i ftoi që të gëzojnë së bashku në këtë kohë të veçantë të hirit të Zotit që na dhuron secilit për dobinë tonë shpirtërore. Edhe pse në vuajtje të ndryshme fizike, mos harroni tha Imzot Simoni se ju nuk jeni vetëm, ju jeni gëzimi i jonë që na i bëni ditët edhe më të bukura ndërsa ju shohim duke gëzuar bashkë me ne.

Ndërsa drejtori i Caritas-it, z. Nikolin Lekaj, tha se është ditë e veçantë për insitucionin tonë, për arsye se edhe misioni i Caritas-it është vendosja në qendër të vëmendjes personat me aftësi ndryshe dhe mbështetja e tyre duke krijuar takime të tilla të gëzueshme dhe në harmoni të plotë me të gjithë pjesëmarrësit.

Pas momenteve festive me babagjyshin e Vitit të Ri u shtrua edhe dreka vëllazërore që Caritas-i ofroi për këto persona, shoqëruar dhe me muzikë live nga këngëtari i mirënjohur shkodran, Luigj Aliaj, ndërkohë që nuk munguan edhe dhuratat e përgatitur enkas për to nga Caritas-i së bashku me vullnetarët. Me bekimin e dhënë nga duart e Ipeshkvit, Imzot Simoni, dhe me urimet e përzemërta që të gëzojnë secili Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në sofrën e tyre familjare duke u mbushur me dritën dhe frymën e Jezusit fëmijë, u mbyll edhe ky takim festiv dedikuar enkas Personave me Aftësi Ndryshe.

Violeta Marashi

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme