16.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësQARKORE PËR KOHËN E ARDHJES
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësQARKORE PËR KOHËN E ARDHJES

QARKORE PËR KOHËN E ARDHJES

Imzot Arjan Dodaj
Arqipeshkëv Metropolit I Tiranë-Durrësit

SHPRESO!

Të duash do të thotë edhe të shërbesh! Në urdhrin e madh të Krishtit, që na lidh ndaj Hyjit, ky është urdhri më i menjëhershëm, sepse të duash Zotin nuk është kurrë e shkëputur nga dashuria për vëllain. Nuk ekziston një përvojë fetare që të jetë e shurdhër ndaj britmës së botës. Pra, një përvojë e vërtet shpirtërore.

Nuk ka dashuri ndaj Zotit pa u përfshirë në përkujdesjen ndaj të afërmit. Përndryshe rrezikohet fariseizmi. Ndoshta kemi shumë ide të bukura për të reformuar Kishën. Por të kujtohemi: të adhurojmë Hyjin, të duam vëllezërit me dashurinë e Tij – kjo është reforma e pambaruar. Është të qenit Kishë adhuruese dhe Kishë e shërbimit. Kishë që lan këmbët e njerëzimit të plagosur. Kishë që shoqëron ecjen e të brishtëve, të dobëtëve, të mënjanuarve. Kishë që shkon me butësi në takim me të varfrit.

Nuk ka Ardhje pa gëzim dhe dritë. Madje edhe përpjekja për të përgatitur rrugën për Zotin që vjen nuk mund të jetë tjetër përveç asketizëm i gëzueshëm!
Gëzimi i krishterë e mposht mërzinë, dekurajimin dhe zhgënjimin jo thjesht me një gëzim sipërfaqësor, por në masën që shpall ungjillin e çlirimit dhe të kujdesit që lidh zemrat e thyera (Is 61).

Dëshmitari i parë i Dritës është Gjon Pagëzuesi, i cili drejton gishtin tregues drejt Jezusit dhe e përcakton veten në këndvështrimin e Tij. Figura e Pagëzorit nuk mund të mos na provokojë si Kishën dioqezane. Para së gjithash, figura si predikues: që të pakësohet identiteti si kriter personal dhe të rritet Krishti. Së dyti, Kisha është tërësisht dëshmuese: ne jemi të gjithë dëshmitarë dhe dishepuj të të gjitha kohërave, të thirrur për t’u bërë dëshmi e gjallë e Atij që shëlbon nga errësira.

Vëllezër e motra, të mendojmë luftërat, viktimat e luftërave, të dhimbjes së fshehur të atyre që janë vetëm dhe në kushte varfërie, të atij që është i shtypur nga peshat e jetës, për vuajtjen e emigrantëve, të kujt nuk ka më lot, të kujt nuk ka më zë. Të lutemi që Kisha jonë e Tiranë-Durrësit, gjymtyrët e saj, të rikthehen te shkolla e Jezusit, i cili është i pari që lan këmbët. Të lëmë mënjanë imazhin tonë personal narcizisit dhe të kthehemi të përvoja e adhurimit dhe e shërbimit.

Ftesë për angazhim: Të angazhohemi në ndonjë vepër konkrete bamirësie ndaj Kishës, bashkësisë, familjeve ose personave me më shumë varfëri dhe vështirësi.

vijon të dielën e katërt të kohës së ardhjes….

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme