16.5 C
Tirana
HomeAdministratura Apostolike e Shqipërisë së JugutEmocionet e Laurës gjatë DBR në Lisbonë
HomeAdministratura Apostolike e Shqipërisë së JugutEmocionet e Laurës gjatë DBR në Lisbonë

Emocionet e Laurës gjatë DBR në Lisbonë

Ditën e parë në Lisbonë e nisëm me një katekezë të bukur, mbajtur nga Imzot Gjergj Meta, e më pas kemi vazhduar me një dëshmi shumë të bukur, të fortë e të sinqertë të Danielës, në lidhje me besimin e saj.

Ajo na inkuranjon që të vazhdojmë t’i besojmë Zotit edhe kur nuk e shohim apo nuk e ndjejmë.Më pas kemi pasur pak kohë për të njohur njëri-tjetrin nga dioqezat nga të cilat vijmë. Pasdite kemi shkuar në takimin më të rëndësishëm të kësaj dite, Udhën e Kryqit me Papa Françeskun.

Ishte një përvojë bashkimi me Kishën Universale shumë e fortë. Të shikoje miliona të rinj, bashkuar nga gjithë bota për hir të dashurisë ndaj Jezusit, të cilët kanë nga secili një dëshmi takimi unik me Të, është me të vërtetë një përvojë e fortë.

Ndihesh në një ambient natyral, me njerëz të cilët i kemi motra e vëllezër në Krishtin. Gjatë ecjeve, udhëtimit me tren etj, kemi njohur shumë e shumë të rinj nga shumë vende të botës. Faleminderit Zotit oër këto ditë të DBR.


Laura Veizi Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut, Lisbonë 2023.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme