6.5 C
Tirana
HomeDioqeza SapëPËRFUNDOJNË MISIONIN E TYRE PAS 30 VITESH MOTRAT APOSTULLE TË ZEMRËS SË...
HomeDioqeza SapëPËRFUNDOJNË MISIONIN E TYRE PAS 30 VITESH MOTRAT APOSTULLE TË ZEMRËS SË...

PËRFUNDOJNË MISIONIN E TYRE PAS 30 VITESH MOTRAT APOSTULLE TË ZEMRËS SË SHENJTË TË JEZUSIT

Ditët e fundit të muajit gusht, Famullia “Zoja Rruzare” – Dajç, organizoi Meshën e falenderimit për përfundimin e Misionit të Motrave Apostulle të Zemrave të Shenjta të Jezusit në Dajç të Zadrimës. Nën kujdesin e famullitarit dom Dik Çekrezi dhe bashkësisë Tempulli i Zotit, Mesha e Shenjtë u udhëhoq nga Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli në bashkëkremtim me meshtarë të tjerë. Morën pjesë motrat e kësaj bashkësie, të cilat e përjetuan këtë meshë falenderimi mes emocioneve të shumta.

Në fjalën e rastit, Imzot Simoni ndërsa e lidhi me pjesën e ungjillit të ditës ku Jezusi shëron vajzën e gruas pagane, një shembull i qartë se Jezusi i shëron të gjithë. E po kështu ai tha se këtë shembull kanë dhënë edhe motrat Apostulle gjatë shumë viteve të shërbimit të tyre këtu në këtë famulli dhe në dioqezën tonë, me shërbimin e tyre ndaj vëllezërve dhe motrave të sëmurë dhe në ungjillizim. Me punën, shërbimin dhe përkushtimin tuaj gjatë këtyre viteve, keni qenë një shembull i pranisë së Krishtit që shëron çdo sëmundje. Zoti ju shpërbleftë me hire dhe bekime në jetën tuaj misionare- përfundoi ndër të tjera Imzot Simoni.

Gjithashtu, mirënjohje të përzemërt dhe falenderime shprehi edhe famullitari dom Dino, I cili e vlerësoi shumë misionin e këtyre motrave e po në të njëjtën kohë premtoi se do vazhdojnë në gjurmët e tyre edhe bashkësia Tempulli i Zotit, që tashmë janë prej dy vitesh në këtë famulli.

Eprorja Gjenerale e Motrave Apostulle solli përshëndetjet e saja të përzemërta nga Italia, nëpërmjet një letre zyrtare e cila falenderoi për mbështetjen dhe kujdesin të gjithë besimtarët, meshtarët, motrat dhe këdo që bashkëpunoi me motrat gjatë misionit të tyre.

Eprorja Gjenerale e Motrave Apostulle solli përshëndetjet e saja të përzemërta nga Italia, nëpërmjet një letre zyrtare e cila falenderoi për mbështetjen dhe kujdesin të gjithë besimtarët, meshtarët, motrat dhe këdo që bashkëpunoi me motrat gjatë misionit të tyre.

Si lindi misioni i Motrave Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit në Dajç të Zadrimës?

Kongregata e Motrave Apostulle u themelua nga Shërbëtorja e Hyjit, Nënë Klelia Merloni në vitin 1894, në Viaregio të Italisë. Qëllimi i tyre është Lavdia e Zemrës së Jezusit. Ato janë të shpërndara në 14 shtete të botës. Historikisht Motrat Apostulle e kanë zanafillën e misionit të tyre në Shqipëri që prej vitit 1939, në Pogradec ku qëndruan deri në vitin 1946. Duke para situatat politike që po ndodhnin në atë kohë, ato u detyruan të ktheheshin në Itali.

Ndërsa me rikthimin e lirisë fetare, Motrat Apostulle u rikthyen sërish në vitin 1993, duke hapur shtëpinë e parë në Dajç të Zadrimës. Ndër motrat e para që erdhën ishte Motër Rosangela Menga e Motër Ernesta Di Paolo. Motër Rosangela hapi qendrën e Infermierisë ku shërbeu për shumë vite me radhë. Po ashtu hapën edhe kopshtin “Nënë Klelia Merloni” për fëmijët parashkollorë. Falë Zotit kësaj bashkësie iu shtuan thirrje të reja ku disa vajza shqiptare ia kushtuan jetën Zotit brenda kongregatës së Motrave Apostulle. E kështu kjo kongregatë sa vinte e shtohej shumëfish në çdo veprimtari të saj, në apostullim, në edukim e formim, në infermieri dhe më gjerë.

Motrat Apostulle dhanë një kontribut të jazhtëzakonshëm që në fillimet e misionit të tyre. E vit pas viti puna misionare e tyre i gëzonte shumë gjithë bashkësinë famullitare jo vetëm të Dajçit por edhe fshatrave përreth. Vlen të përmendet këtu misioni në sektorin e infermierisë ku kanë shërbyer me shumë dashuri dhe përkujdesje të veçantë Motrat infermiere, Motër Rosangela, Motër Loresi dhe Motër Vera, tek çdo i sëmurë që iu ka trokitur në derë.

Tashmë pas 30 vitesh ky mision përfundon këtu, duke lënë pas të ndërtuar një vepër të mrekullueshme shpirtërore dhe sociale në këtë famulli. Ndërsa motër Vera Gjoka tashmë do të vazhdojë një mision të ri në Afrikë, ku do të ushtrojë profesionin e saj si infermiere. Ju urojmë motrave mision të mbarë kudo që kisha ka nevojë.

 

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme