10.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësPapa Françesku nuk shkon në Firence. Mjekët e këshillojnë të pushojë
HomeJeta e KishësPapa Françesku nuk shkon në Firence. Mjekët e këshillojnë të pushojë

Papa Françesku nuk shkon në Firence. Mjekët e këshillojnë të pushojë

Një problem në gju “ndalon” Papa Françeskun i cili detyrohet të heqë dorë nga pjesëmarrja në takimin e dyfishtë të ipeshkvijve dhe kryebashkiakëve të Mesdheut në Firence. Papa do të duhet të marrë një periudhë pushimi me rekomandim të mjekëve, e cila do të zgjasë disa ditë.

“Papa Françesku, për shkak të dhimbjes akute në gju, për të cilën mjeku ka përshkruar një periudhë më të gjatë pushimi për këmbën, nuk do të mund të shkojë në Firence të dielën më 27 shkurt dhe as të kryesojë kremtimet e të Mërkurës së përhime më 2 mars”.

Ky komunikim ka mbërritur në mesditë nga Zyra e Shtypit të Vatikanit. Papa kishte për të përmbyllur forumin kishtar dhe civil që po zhvillohet në kryeqendrën toskane, i cili mbledh së bashku gjithsej 58 kardinalë, patriarkë dhe ipeshkvij dhe 65 qytetarët e parë të tridhjetë vendeve të lidhura me detin e madh. Ishte planifikuar që Françesku të mbante fjalimin e tij në Salone dei Cinquecento te Palazzo Vecchio dhe të kremtonte Meshën në Bazilikën Santa Croce. Ishte planifikuar gjithashtu një takim kokë më kokë me Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, i pari pas rizgjedhjes së kreut të shtetit.

Komunikimi iu dha ipeshkvijve të Mesdheut të mbledhur për punime në manastirin domenikan të Santa Maria Novella-s nga presidenti i CEI [Konferenca Ipeshkvore e Italisë], kardinali Gualtiero Bassetti. “Në emër të ipeshkvijve të Mesdheut, të mbledhur në Firence – shkruan Bassetti në një notë të lëshuar nga Zyra e Komunikimeve Sociale të CEI-it – shpreh afërsinë time ndaj Atit Shenjt, i cili, për shkak të gonalgjisë akute [dhimbjes së gjurit], nuk do të jetë në gjendje të jetë i pranishëm në kryeqendrën toskane të dielën më 27 shkurt dhe as të kryesojë kremtimet e 2 marsit, e Mërkura e përhime. Ne e dimë se sa merak e kishte këtë takim. Që në fillim kemi bashkëndarë me të këtë projekt të rëndësishëm për të cilin ka shprehur gjithmonë fjalë mbështetjeje dhe inkurajimi për të vazhduar rrugën e përvijuar. Ati Shenjt na shoqëron në këtë proces të dëgjimit, të njohjes reciproke, të përshpirtërisë, të vëllazërisë dhe paqes. Ne i premtojmë Atij lutjet tona. Të dielën të gjithë do të jemi të bashkuar shpirtërisht; do të lutemi së bashku për paqe, me mendimet tona të drejtuara nga Ukraina”.

Përkthyer nga Avvenire

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme