17.5 C
Tirana
HomeKryesorPapa Françesku: Është koha e mikpritjes, në Kishë ka vend për të...
HomeKryesorPapa Françesku: Është koha e mikpritjes, në Kishë ka vend për të...

Papa Françesku: Është koha e mikpritjes, në Kishë ka vend për të gjithë 

Apostujt e mëdhenj Pjetër dhe Pal, rijetuan sot në Liturgjinë e Kishës. Posaçërisht në homelinë e Papës që të parin, burgosur nga Herodi, e kujtoi në çastin kur engjëlli i Zotit i thotë: “Çohu shpejt” (Veprat 12:7); të dytin, kur përmblidhte gjithë jetën dhe apostullimin e tij në shprehjen: “E luftova luftën e mirë” (2 Tm 4,7). Nga këto dy aspekte  u nis Papa për të pyetur, më pas, çfarë këshillash i japin sot bashkësisë së krishterë, ndërsa është në zhvillim e sipër procesi sinodal.

Homelia e Papa Françeskut


Dëshmia e dy Apostujve të mëdhenj, Pjetrit dhe Palit, rijeton sot në Liturgjinë e Kishës. Të parit, të burgosur nga mbreti Herod, engjëlli i Zotit i thotë: «Çohu shpejt!» (Vap 12,7); i dyti, duke përmbledhur gjithë jetën e tij dhe apostullimin e tij, thotë: «Luftën e mirë e luftova» (2 Tim 4,7). Le t’i shikojmë këto dy aspekte – të ngrihemi shpejt dhe të luftojmë luftën e mirë – dhe të pyesim veten se çfarë kanë për t’i sugjeruar bashkësisë së krishterë, sot, ndërsa procesi sinodal është duke u zhvilluar.

Para së gjithash, Veprat e Apostujve na treguan për natën kur Pjetri lirohet nga zinxhirët e burgut; një engjëll i Zotit e preku nëijë ndërsa flinte, «e zgjoi dhe i tha: “Çohu shpejt”» (12,7). E zgjon dhe i kërkon të ngrihet. Kjo skenë kujton Pashkën, sepse këtu gjejmë dy folje të përdorura në tregimet e ngjalljes: të zgjoheshdhe të ngrihesh. Do të thotë që engjëlli e zgjoi Pjetrin nga gjumi i vdekjes dhe e shtyu të ngrihej, domethënë të ringjallej, të dilte në dritë, të lejonte që të udhëhiqej nga Zoti për ta kaluar pragun e të gjitha dyerve të mbyllura ( shih rr. 10). Është një shëmbëllesë domethënëse për Kishën. Edhe ne si dishepuj të Zotit dhe si bashkësi e krishterë, jemi të thirrur të ngrihemi shpejt për të hyrë në dinamizmin e ngjalljes dhe për të lejuar që të udhëhiqemi nga Zoti nëpër rrugët që Ai dëshiron të na tregojë.

Ne përjetojmë ende shumë rezistenca të brendshme që nuk na lënë të vihemi në lëvizje, shumë rezistenca. Ndonjëherë, si Kishë, na pushton përtacia dhe preferojmë të qëndrojmë ulur e të sodisim ato pak gjëra të sigurta që zotërojmë, në vend që të ngrihemi për të hedhur vështrimin drejt horizonteve të reja, drejt detit të hapur. Shpesh jemi të lidhur me zinxhirë si Pjetri në burgun e zakonit, të frikësuar nga ndryshimet dhe të lidhur me zinxhirin e zakoneve tona. Por në këtë mënyrë ne rrëshqasim në mediokritetin shpirtëror, rrezikojmë ta “shtyjmë disi” edhe në jetën baritore, entuziazmi i misionit zbehet dhe, në vend që të jetë një shenjë vitaliteti dhe krijimtarie, përfundojmë duke dhënë një përshtypje të vaktësisë dhe inercisë. Atëherë, rryma e madhe e risisë dhe e jetës që është Ungjilli – shkruante at’ de Lubac – në duart tona,bëhet një fe që «bie në formalizëm dhe zakon, […] një religjion ceremonish e devocionesh, zbukurimesh dhe ngushëllimeshvulgare […]. Krishterimi klerikal, krishterimi formalist, krishterimi i shuar dhe i ngurtësuar» (Il dramma dell’umanesimoateoL’uomo davanti a Dio [Drama e njerëzimit ateist. Njeriu përballë Hyjit], Milano 2017, 103-104).

Sinodi që ne po kremtojmë na thërret të bëhemi një Kishë që ngrihet në këmbë, jo e përkulur mbi vetveten, e aftë të shikojë përtej, të dalë nga burgjet e veta për t’i dalë në takim botës, me guximin për të hapur dyert. Po atë natë, pati një tundim tjetër (krh. Vap 12,12-17): ajo vajza e frikësuar, në vend që të hapte derën, kthehet pas duke treguar disa fantazi. T’i hapim dyert. Është Zoti që thërret. Ne nuk jemi si Roza që kthehet pas.

Një Kishë pa zinxhirë dhe mure, në të cilën të gjithë mund të ndihen të mirëpritur dhe të shoqëruar, në të cilën kultivohet arti i të dëgjuarit, i dialogut, i pjesëmarrjes, nën autoritetin e vetëm të Shpirtit Shenjt. Një Kishë e lirë dhe e përvujtë, e cila “ngrihet shpejt”, që nuk ngurron, nuk grumbullon vonesa ndaj sfidave tësotme, nuk vonohet në rrethojat e shenjta, por lejon të gjallërohet nga zelli për shpalljen e Ungjillit dhe dëshira për t’i arritur të gjithë dhe për t’i mirëpritur të gjithë. Të mos e harrojmë këtë fjalë: të gjithë. Të gjithë! Shkoni në udhëkryqet e rrugëve dhe sillini të gjithë, të verbër, të shurdhër, të çalë, të sëmurë, të drejtë, mëkatarë: të gjithë, të gjithë! Kjo fjalë e Zotit duhet të rikumbojë, të rikumbojë në mendje dhe në zemër: të gjithë, në Kishë ka vend për të gjithë. Dhe shumë herë ne bëhemi një Kishë me dyer të hapura, por për t’i përcjellë njerëzit duke i përshëndetur, për t’idënuar njerëzit. Dje, njëri prej jush më tha: «Për Kishën kjo nuk është koha e përshëndetjes, është koha e mirëseardhjes». “Jo të gjithë shkuan në banket…” – Shkoni në kryqëzim. Të gjithë, të gjithë! “Por ata janë mëkatarë…” – Të gjithë!

Leximi i dytë, pastaj, na solli fjalët e Palit, i cili, duke ripërshkuar gjithë jetën e tij, pohon: «Luftën e mirë e luftova» (2 Tim 4,7). Apostulli i referohet situatave të panumërta, ndonjëherë të karakterizuara nga përndjekje dhe vuajtje, në të cilat ai nuk e kurseu veten në shpalljen e Ungjillit të Jezusit. Tani, në fund të jetës së tij, ai sheh se në histori po ndodh ende një “luftë” e madhe, sepse shumë njerëz nuk janë të gatshëm që ta pranojnë Jezusin, duke preferuar t’u shkojnë pas interesave të tyre dhe mësuesve të tjerë, më komodë, më të lehtë, më shumë sipas vullnetit tonë. Pali e ka përballuar luftën e vet dhe, tani që e ka mbaruar vrapin, i kërkon Timoteut dhe vëllezërve të bashkësisë që ta vazhdojnë këtë vepër me anë të vigjilencës, kumtimit, mësimeve: me pak fjalë, secili duhet të kryejë misionin që i është besuar dhe ta bëjë pjesën e vet.

Është një Fjalë jete edhe për ne, e cila zgjon vetëdijen se si në Kishë secili është i thirrur të jetë dishepull misionar dhe të japë kontributin e vet. Dhe këtu më vijnë në mendje dy pyetje. E para është: çfarë mund të bëj unë për Kishën? Mos u ankoni për Kishën, por përkushtojuni Kishës. Merrni pjesë me zell dhe përvujtëri: me zell, sepse nuk duhet të mbetemi spektatorë pasivë; me përvujtëri, sepse angazhimi në bashkësi nuk duhet të thotë kurrë të zësh qendrën e skenës, të ndihesh më i miri dhe të pengosh të tjerët të afrohen. Kisha në proces sinodal do të thotë: të gjithë marrin pjesë, askush në vend të të tjerëve apo mbi të tjerët. Nuk ka të krishterë të dorës së parë dhe të dytë, të gjithë, të gjithëjanë të thirrur.

Por të marrësh pjesë do të thotë gjithashtu të çosh përpara “luftën e mirë” për të cilën flet Pali. Në të vërtetë, është një “luftë”, sepse shpallja e Ungjillit nuk është neutrale – ju lutem, Zoti na çliroftë nga distilimi i Ungjillit për ta bërë atë neutral: Ungjilli nuk është ujë i distiluar –, ai nuk i lë gjërat ashtu siç janë, nuk pranon kompromis me logjikat e botës, por, përkundrazi, ndez zjarrin e Mbretërisë së Hyjit, aty ku mbretërojnë mekanizmat njerëzorë të pushtetit, të së keqes, dhunës, korrupsionit, padrejtësisë, margjinalizimit. Qëkur Jezu Krishti është ngjallur, duke shërbyer si vijë ujëndarëse e historisë, «ka nisur një betejë e madhe midis jetës dhe vdekjes, midis shpresës dhe dëshpërimit, midis dorëzimit në më të keqen dhe luftës për më të mirën, një betejë që nuk do të reshtë askurrë deri në mposhtjen përfundimtare të të gjitha fuqive të urrejtjes dhe shkatërrimit» (C. M. Martini, Omelia Pasqua di Risurrezione [Predikimi Pashka e Ngjalljes], 4 Prill 1999).

E tani vjen pyetja e dytë: çfarë mund të bëjmë ne së bashku, si Kishë, për ta bërë botën në të cilën jetojmë, më njerëzore, më të drejtë, më solidare, më të hapur ndaj Hyjit dhe vëllazërisë mes njerëzve? Sigurisht që nuk duhet të mbyllemi në rrethet tona kishtare dhe të ngecim në disa diskutime sterile. Bëni kujdes që tëmos bini në klerikalizëm, klerikalizmi është perversion. Mbarështuesi që bëhet klerikal, me qëndrim klerikal, ka marrë një rrugë të gabuar; edhe më keq janë laikët e klerikalizuar. Le të kemi kujdes nga ky perversion i klerikalizmit. Ta ndihmojmë veten për të qenë tharmi në brumin e botës. Së bashku mund dhe duhet të bëjmë gjeste kujdesi për jetën njerëzore, për mbrojtjen e krijimit, për dinjitetin e punës, për problemet e familjeve, për gjendjen e të moshuarve dhe të atyre që janë të braktisur, të refuzuar e të përçmuar. Me pak fjalë, të jemi një Kishë që promovon kulturën e kujdesit, të dashamirësisë, dhembshurisë për të dobëtit dhe luftën kundër të gjitha formave të degradimit, duke përfshirë atë të qyteteve tona dhe të vendeve që frekuentojmë, në mënyrë që gëzimi i Ungjillit të shkëlqejë në jetën e të gjithëve: kjo është “lufta” jonë, kjo është sfida. Tundimet për të ngurruar janë të shumta; tundimi i nostalgjisë që na bën të shikojmë kohët e tjera më të mira, ju lutem mos bini në “prapaecje”, kjo prapaecje e Kishës që sot është në modë.

Vëllezër dhe motra, sot, sipas një tradite të bukur, kam bekuar Paliumet për Arqipeshkvijtë Metropolitë të emëruar së fundmi, shumë prej të cilëve marrin pjesë në kremtimin tonë. Në bashkimme Pjetrin, ata janë të thirrur që të “ngrihen shpejt”, të mos flenë, për të qenë roje vigjilente të grigjës dhe, duke u ngritur, të «luftojnë luftën e mirë», kurrë vetëm, por bashkë me të gjithë popullin e shenjtë besnikë ndaj Hyjit. Dhe si barinj të mirë ata duhet të qëndrojnë para popullit, në mes të popullit dhe pas popullit, por gjithmonë me popullin e shenjtë besnik të Hyjit, sepse ata janë pjesë e popullit të shenjtë besnik të Hyjit. E përshëndes me përzemërsi Delegacionin e PatriarkanësEkumenike, të dërguar nga vëllai i dashur Bartolomeu. Faleminderit! Faleminderit për praninë tuaj dhe mesazhin e Bartolomeut. Faleminderit, faleminderit që ecim së bashku, sepse vetëm së bashku mund të jemi fara e Ungjillit dhe dëshmitarë të vëllazërisë.

Pjetri dhe Pali ndërmjetësofshin për ne, ndërmjetësofshin për qytetin e Romës, ndërmjetësofshin për Kishën dhe për mbarë botën! Amen.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme