2.5 C
Tirana
HomeKISHPapa Françesku dëshiron ta bëjë Vatikanin një “shtet model”
HomeKISHPapa Françesku dëshiron ta bëjë Vatikanin një “shtet model”

Papa Françesku dëshiron ta bëjë Vatikanin një “shtet model”

Pas kësaj reforme të re qëndron dëshira e Papa Françeskut për të marrë kontroll mbi shtetin më të vogël në botë dhe për ta bërë atë një instrument të besueshëm të misionit të tij.

Në vitin 2020, titulli “Sovran i Shtetit të Qytetit të Vatikanit” u zvogëlua nga direktorati papnor në gradën e “titujve historikë” të papëve. Disa e shikuan këtë gjë si dëshmi të mungesës së interesit të Papës për 44 hektarët e territorit mbi të cilin ai mbretëron. Megjithatë, ky interpretim është i gabuar.

Pasi përfundoi detyrën e madhe të reformimit të Kuries Romake me botimin e Praedicate Evangelium në mars 2022 dhe më pas rinovoi tërësisht strukturat e Dioqezës së tij të Romës janarin e kaluar, Papa vendosi të merret me “kushtetutën” e Qytetit Shtet të Vatikanit. Versioni i fundit i Ligjit Themeltar daton në vitin 2000 dhe zëvendësoi atë të hartuar në vitin 1929 pas nënshkrimit të Traktatit Lateran.

Qyteti Shtet i Vatikanit

I krijuar për të zgjidhur çështjen romake dhe humbjen e shteteve Papale, Vatikani është një “shtet pronësor” në pronësi të Selisë së Shenjtë. Me në krye Papën, ai mban marrëdhënie vetëm me Italinë. Në të njëjtën kohë, Papa drejton Selinë e Shenjtë, subjektin kryesor me të drejtë ndërkombëtare të njohur nga vendet e tjera dhe qendër shpirtërore e Kishës Katolike. Është gjithashtu një person juridik që përfshin Kurien Romake.

Ky mision i Vatikanit mbetet i pandryshuar në Ligjin e ri Themeltar të shpallur nga Françesku, porse dimensioni i “shërbimit” – i Kishës dhe i misionit të Papës – është veçanërisht i përforcuar, siç ndodhi tashmë me Praedicate Evangelium.

Si monark absolut i shtetit të Vatikanit, Papa konfirmon se i ka të gjitha pushtetet, por nuk i delegon më ato. Njëmend, teksti thotë se ai delegon vetëm “funksionin”, qoftë ai i Guvernatorit (për pushtetet ekzekutive), ai i Komisionit (për pushtetet legjislative), apo i Gjyqeve (për pushtetet gjyqësore). Në të njëjtën kohë, Ligji Themeltar përforcon qartë autonominë e këtyre tre subjekteve – veçanërisht përballë Sekretariatit të Shtetit.

Një rol më i madh për laikët

Një dinamikë tjetër e konfirmuar nga Ligji i ri Themeltar është hapja e pozitave drejtuese për laikët – edhe pse Vatikani ishte udhëhequr tashmë nga një guvernator laik, Markez Camillo Serafini, nga viti 1929 deri më 1952. Që tani e tutje, anëtarët e Komisionit , të cilët janë përgjegjës për shkrimin dhe interpretimin e ligjeve të Vatikanit, mund të jenë burra dhe gra laikë/e, ndërsa këto funksione më parë u ishin rezervuar kardinalëve.

“Një çështje besueshmërie”

Ligji i ri Themeltar i Françeskut, i cili është më i gjatë se ai i Gjon Palit II, është gjithashtu më i saktë në misionet e ndjekura nga Shteti Papnor. Qëllimi është të qartësojë pozicionin e tij në skenën ndërkombëtare. Ai thekson autoritetin ekskluziv të Vatikanit mbi çështjet që lidhen me sigurinë dhe rendin publik, shëndetin, mjedisin, funksionimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së tij, në veçanti Muzetë e Vatikanit, burimi kryesor i të ardhurave të tij.

“Është një çështje besueshmërie”, thotë kanonisti francez imzot Patrick Valdrini, për të cilin kjo reformë është pjesë e dinamikës së përgjithshme e “pastrimit të Selisë së Shenjtë” të dëshiruar nga Françesku. “Qëllimi i tij është ta bëjë Vatikanin një shtet model”, shton ai.

Valdrini vë në dukje se teksti i ri është veçanërisht kërkues në aspektin e etikës buxhetore, një temë kritike përballë skandaleve financiare që diskreditojnë shumë misionin e Kishës universale. Ai thekson gjithashtu “modernitetin” e parimeve që kërkohen nga gjyqtarët e Vatikanit, duke imponuar parimet e “drejtësisë restauruese”, e cila i jep rëndësi rehabilitimit dhe nuk fokusohet vetëm te dënimi.

NB: Kushtetuta e re u publikua më 13 maj dhe ka hyrë në fuqi më 7 qershor

Burimialeteia

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme