10.5 C
Tirana
HomeDioqeza RrëshenNis viti i ri shkollor 2021-2022 në Shkollën e Mesme Profesionale "...
HomeDioqeza RrëshenNis viti i ri shkollor 2021-2022 në Shkollën e Mesme Profesionale "...

Nis viti i ri shkollor 2021-2022 në Shkollën e Mesme Profesionale ” Shën Jozefi Punëtor”

Lindita Kokaj

Shkolla e Mesme Profesionale ” Shën Jozefi Punëtor” ka çelur dyert për të pritur në gjirin e saj nxënësit për nisjen zyrtare të vitit të ri shkollor.

Nxënësit, prindërit dhe mësuesit i ka përshëndetur ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, presidenti i Shkollës Dom Gjergj Meta.
“Falenderoj prindërit që na keni besuar fëmijët tuaj, gjënë më të shtrenjtë, për edukimin e tyre. Për ne është privilegj, mision por edhe përgjegjësi.
Fëmijë mirë se erdhet. Jam i sigurtë se do të gjeni në këtë shkollë, ngrohtësinë, mikëpritjen dhe profesionalizmin e mësuesve tuaj. Kjo shkollë e ka dëshmuar tashmë këtë gjë. Por rezultatet e mira nuk mund të arrihen vetem se mësuesit janë të mirë, pasi pa bashkëpunimin e nxënës e dhe prindërve nuk mund të arrihet asgjë”, deklaroi ipeshkvi Meta.
Drejtori i Shkollës Michele Leovino duke uruar për një vit të mbarë shkollor theksoi se të përpiqemi, që të jemi të gjithë bashkë në këtë ecje të përbashkët.
Suksese dhe një vit të mbarë shkollor për rreth 400 nxënës, stafin pedagogjik, edukatorët dhe bashkëpunëtoret.

Lindita KOKAJ

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme