21.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësNga Adhurimi në Indianapolis te Blasfemia në Lojrat Olimpike - Paris
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësNga Adhurimi në Indianapolis te Blasfemia në Lojrat Olimpike - Paris

Nga Adhurimi në Indianapolis te Blasfemia në Lojrat Olimpike – Paris

Një Reflektim mbi Vlerat dhe Kulturën e Sotme

Imzot Arjan Dodaj F.d.C.

Çfarë paradoksi! Në Indianapolis (SHBA) sapo është mbyllur Kongresi Eukaristik me mbi 50,000 besimtarë katolikë që adhurojnë Jezu Krishtin në Sakramentin e Eukaristisë. Ndërsa mbrëmë hapja e Lojërave Olimpike në Paris është kthyer në një “cirk blasfemues” duke transformuar në karikaturë të hidhur kryeveprën e Darkës së Fundit të Leonardo Da Vinci.
Ç’lidhje kishte ky moment qendror i Krishterimit me lojërat Olimpike, përveç se imponimin Ideologjik të një kulture nikiliste që po bastis vlerat e paqes dhe vëllezërisë për të cilën familja njerëzore ka aq shumë nevojë sot!

Nga vendi ynë 🇦🇱 ku harmonia ndërfetare është visari më i çmuar, dëshiroj të falënderoj të vëllezërit e besimeve fetare për solidaritetin! Dhe ftoj të gjithë që të mos lejojmë anestetizimin e ndërgjegjes të nxitur nga indiferenca por të reagojmë kundër diktaturës së relativizmit. Lojërat Olimpike ashtu sikurse ishte në origjinë, qofshin për sportistë dhe spektatorë përvojë e thellë gëzimi në zemër dhe paqeje, për të përcjellur një mesazh shprese në këtë botë të trazuar nga lufta.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme