12.5 C
Tirana
HomeKryesorMjedisi: Save the Children, 774 milionë fëmijë në rrezik nga ndikimi i...
HomeKryesorMjedisi: Save the Children, 774 milionë fëmijë në rrezik nga ndikimi i...

Mjedisi: Save the Children, 774 milionë fëmijë në rrezik nga ndikimi i dyfishtë i varfërisë dhe krizës klimatike

Fëmijët, djem e vajza dhe adoleshentët janë ata që kanë kontribuar më pak në krizën klimatike, por janë më të ekspozuarit ndaj rreziqeve të ndikimit të ndryshimeve klimatike, të cilat mund t’i pengojnë ata që të kenë akses në ushqim, ujë, ndihmë shëndetësore dhe arsimore, duke vënë jetën dhe të ardhmen e gjeneratave të reja në rrezik të madh.

Save the Children kujton se kriza klimatike është një krizë e të drejtave të fëmijëve, e cila prek, më parë dhe më keq, më të rinjtë dhe ngre çështjen e drejtësisë ndër breza. Sipas raportit të Save the ChildrenGeneration Hope: 2.4 miliardë arsye për t’i dhënë fund krizës globale klimatike dhe pabarazisë” nga Save the Children, 774 milionë fëmijë – një e treta e popullsisë së fëmijëve në botë – janë të ekspozuar ndaj rrezikut të dyfishtë të varfërisë dhe të krizës klimatike.

Sipas OBSH-së, të paktën 1.7 milionë vajza dhe djem nën moshën 5 vjeç vdesin çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit dhe ujit ose për shkak të ekspozimit ndaj substancave toksike. Më shumë se 25.6 milionë njerëz, përfshirë 14.1 milionë fëmijë, nuk kanë akses në ujë të pijshëm, duke rritur rrezikun e tyre për t’u prekur nga sëmundje të tilla si kolera dhe diarreja.

Thatësira në Bririn e Afrikës ka detyruar më shumë se 2.1 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të migrojnë brenda vendit. Rreziqet mjedisore që lidhen me ndryshimet klimatike, fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë janë përgjegjëse për mungesën e arsimimit të më shumë se 37 milionë fëmijëve çdo vit.

Brezat e rinj kanë treguar se janë gjithnjë e më të vetëdijshëm ndaj urgjencës së ndërmarrjes së veprimeve për të shpëtuar planetin; për këtë arsye Save the Children fton liderët botërorë që t’i dëgjojnë të rinjtë dhe t’i bëjnë ata të marrin pjesë në vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre. Me rastin e ditës së sotme Botërore të Mjedisit, tashmë në edicionin e saj të 50-të, Organizata ka nisur një aksion në kanalet sociale, me hashtag #savethefuture, për të treguar sesi ndryshimet klimatike përfaqësojnë gjithnjë e më shumë një kërcënim për shëndetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e të vegjëlve dhe për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për zgjedhjet që secili mund të bëjë për të shpëtuar planetin dhe të ardhmen e të rinjve dhe fëmijëve.

Save the Children ka paralajmëruar gjithashtu një nismë të re për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit. Për të arritur këtë qëllim, Organizata është mbështetur në Cosmic AdTech e cila ka zgjedhur një koalicion krijuesish [pool di creators] që bashkëndajnë vlerat dhe temat e mbrojtjes së planetit për të përcjellë në mënyrë efikase mesazhin e Organizatës. Këta talente do të kenë për detyrë të përfshijnë komunitetin TikTok dhe të rrisin ndërgjegjësimin për nevojën për të mbrojtur dhe kujdesur mjedisin.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Atë në hije

Të ngjashme