14.5 C
Tirana
HomeDioqeza LezhëMesazhi për Pashkët/ Imzot Vitale: Secili ta njohë veten të paktën në...
HomeDioqeza LezhëMesazhi për Pashkët/ Imzot Vitale: Secili ta njohë veten të paktën në...

Mesazhi për Pashkët/ Imzot Vitale: Secili ta njohë veten të paktën në Pjetrin; të rijetojë përvojën e Pjetrit

“Gjetën gurin e rrokullisur prej varrit … Pse e kërkoni të gjallin ndër të vdekur? Ai s’është këtu! U ngjall!”.

Të dashur vëllezër e motra, faqja e Ungjillit tregon një fakt të ndodhur vërtet. Varri ku ishte varrosur trupi i Jezusit gjehet bosh jo sepse kufoma është vënë në një tjetër varr; jo sepse është vjedhur: kush vjedh një kufomë? Varri është bosh sepse Jezusi është ringjallur. Jo në kuptimin që është kthyer në jetën e vdekshme të mëparshme, por në kuptimin që trupi i tij i kryqëzuar është gjallëruar nga fuqia e jetës së paprishshme të Hyjit. Kjo është ajo çka ka ndodhur brenda varrit. Nga ky fakt ka lindur bashkësia e krishterë; në themelin e saj qëndron dëshmia apostolike mbi këtë fakt; për këtë fakt Kisha është dëshmitare nga brezi në brez përballë çdo njeriu; të jesh i krishterë do të thotë të besosh në këtë.

Kjo ngjarje vjen që nga fillimi i predikimit të krishterë vënë në lidhje me një ndryshim rrënjësor të gjendjes njerëzore, përshkruar si “falja e mëkateve”: “Kushdo që beson në të merr faljen e mëkateve nëpërmjet emrit të tij”. Ajo çka ka ndodhur në atë varr ka të bëjë me secilin prej nesh; sikur të mos kishte ndodhur ai fakt “ne do të ishim ende në mëkatet tona”.

Kisha akoma edhe një herë sot i thotë çdo njeriu: në varrin ku shkuan Maria e Magdalës, Gjonia dhe Maria e Jakobit ka ndodhur fakti që ka çliruar njeriun nga ajo çka prishte njerëzinë e tij, dhe e shkretonte deri në shkatërrim. Është vendosur origjina e një njerëzimi të ri; është hedhur fara e një jete të re njerëzore, personale dhe shoqërore. Përmes trupit të ringjallur të Jezusit i është kthyer njeriut liria e tij e vërtetë; dinjiteti i tij zanafillor. “Krishti është ringjallur dhe në varr nuk ka më të vdekur”.

Vështirësia e vërtetë për çdo njeri sot është të besojë kumtin e ringjalljes. Ai nuk ka humbur vetëm besimin në ringjalljen e Jezusit, ka humbur edhe kontaktin e gjallë me realitetin e njerëzisë së tij: janë errësuar dukshmëritë fillestare në lidhje me të. Dhe një njeri me një arsye të katandisur në këtë gjendje mund të prodhojë teknika gjithnjë e më efikase, por nuk është më në gjendje t’i përgjigjet kërkesës së tij për bukurinë, drejtësinë, mirësinë. Keq-qënia e rëndë e brezave të rinj, katastrofa e vërtetë edukuese, dëshmitarë të së cilës jemi, e tregon këtë.

Secili ta njohë veten të paktën në Pjetrin; të rijetojë përvojën e Pjetrit. Ai “shkoi vrap te varri”: njeriu të mos refuzojë të ndjekë dinamizmin e arsyes së tij dhe të zemrës së tij, deri në fund, deri përpara varrit bosh. Dhe “u kthye në shtëpi i habitur për krejt çka kishte ndodhur”: ai që nuk ia nënshtron realitetin masës së vet është akoma i aftë për t’u habitur dhe mrekulluar. Dhe pra të vihet në kërkim të një takimi nevojën e të cilit e ndjen turbullt.

Në pesëdhjetë ditët pashkore le të lëmë të kumbojë në zemrën tonë kumtin pashkor – nuk ka asgjë të pamundur për Hyjin! – që të mund të lulëzojë sërisht në zemër shpresa: jetës mund t’i ikim, vdekjes jo.

Prej zemrës, uroj që të mbërrijnë te ju urimet e mia dhe mbi të gjithë ju bekimi im atëror.

Gëzuar Pashkën!

† At. Ottavio Vitale, rcj

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme