11.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësKurbin/ Imzot Angelo Masafra u dorëzon çelësat e shtëpive të rindërtuara me...
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësKurbin/ Imzot Angelo Masafra u dorëzon çelësat e shtëpive të rindërtuara me...

Kurbin/ Imzot Angelo Masafra u dorëzon çelësat e shtëpive të rindërtuara me ndihmë të Caritas

3 familje në Gjorëm, Sanxhak dhe Mamurras tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Caritasi Shqiptar.

Imzot Angelo Massafra, Presidenti i Caritas Albania, Arqipeshkëv Metropolit i Arqidioqezës Shkodër-Pult së bashku me drejtorin e Caritas Italiana, Don Marco Pagniello dhe Atë Antonio Leuci, Drejtor i Caritas Albania kanë dorëzuar pikërisht çelësat e këtyre shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në zonën e Gjormit, Sanxhakut, dhe në Mamurrasit.

Shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara ata vizituan shtëpitë e reja, të rindërtuara nga themelet, të Haxhi Merës në Gjorëm, Martin Gerës në Mamurras dhe Tasim Isakut në Sanxhak, duke u uruar që ti gëzojnë ndër breza.

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara i falenderoi për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për rindërtimin pas termetit.

“Pata kënaqësinë të mirëpres Mons. Angelo Massafra së bashku me drejtuesit e Caritas Italiana, Marco Pagniello dhe Caritas Albania, Antonio Leuci dhe t’i falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën e madhe në rikuperimin e dëmeve të tërmetit”, shkruan në postimin e saj Kryebashkiakja Cara.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme