11.5 C
Tirana
HomeDioqeza SapëKremtimi i Ditës së Rinisë Dioqezane në Sapë
HomeDioqeza SapëKremtimi i Ditës së Rinisë Dioqezane në Sapë

Kremtimi i Ditës së Rinisë Dioqezane në Sapë

Dita Botërore e Rinisë Dioqezane u kremtua edhe në dioqezën e Sapës. Me vendim të Atit të Shenjtë kjo ditë u kremtua për herë të parë në solemnitetin e Krishtit Mbret, festë kjo që shënon përfundimin e kohës liturgjike gjatë vitit, duke i lënë vend kohës së Ardhjes.

Rreth 300 të rinjë e të reja të shoqëruar nga meshtarët dhe motrat përgjegjëse, kanë shtegtuar nga famullitë e ndryshme për t’u bashkuar më pas në Katedralen “Shën Tereza e Kalkutës” në Vau Dejës, për të bashkëndarë këtë ditë kushtuar pikërisht këtyre të rinjëve.

Si fillim takimi ka nisur me tre momente të ndryshme ku të rinjtë në fillim janë ndarë në tre grupe duke bashkëndarë klimën e lutjes dhe të shtegtimit drejt kryqit. Pas bashkimit të të gjithë të rinjëve në katedrale është prezantuar jeta dhe vepra e dy martirëve më të rinjë të Kishës Katolike në Shqipëri, të Maria Tucit dhe Mark Çunit. Me ftesë të komisionit të rinisë, ishte i pranishëm edhe dom Gjovalin Simoni, drejtori i Caritasit dioqezan Shkodër, i cili mbajti katekezën duke filluar nga mesazhi i Papa Françeskut, me temën: “Çohu! Po të bëj dëshmitar të asaj çka pe”!

Takimi i ditës së rinisë ka vijuar më pas dramën të realizuar nga të rinjtë, dhe me reflektim personal, ku iu shpërndanë fletushkat në të cilën ishin të shkruar disa nga fjalitë e Papës, të cilët më pas i kanë kompletuar dhe medituar përpara të rinjëve. Momenti më kulminant ka qenë Adhurimi Eukaristik i udhëhequr nga Ipeshkvi i vendit, Imzot Simon Kulli, ku të rinjtë në heshtje të plotë dhe nën ritmin e lutjes dhe të këngëve kishtare kanë krijuar në atmosferë shpirtërore dhe medituese mbi fjalët e Papës, ku secili shkroi edhe lutjen duke e sjellë përpara eukaristisë.

Në këtë ditë rinore nuk munguan edhe lojërat dhe festa të organizuar nga Ambasadorët e Paqes.

Violeta Marashi

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme