22.5 C
Tirana
HomeLajmeKonferenca/ Pakti edukativ global
HomeLajmeKonferenca/ Pakti edukativ global

Konferenca/ Pakti edukativ global

Është mbajtur gjatë ditës së djeshme konferenca “Pakti Edukativ Global” me temën “Për të edukuar një fëmijë nevojitet një fshat i tërë”, organizuar nga Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik në Shqipëri(KKEKSH).

Kjo konferencë është mbajtur në kuadër të asaj çfarë ka kërkuar Papa Françesku kur me 15 tetor 2020, ka shpallur edhe këtë Pakt në mesazhin e tij gjatë takimit të mbajtur nga Kongregata për Edukimin Katolik.

Një nga mesazhet kryesore të Papa Françeskut gjatë shpalljes së këtij pakti ishte se “Edukimi është mbi të gjitha çështje dashurie dhe përgjegjësie që përçohet nga njëri brez në tjetrin“.

Konferencën e ka hapur me fjalën e tij përshëndetëse Arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo.

Pas Imzot Frendos, këtë konferencë e ka përshendetur edhe Nunci apostolik, Imzot Luigi Bonazzi. Përshendetjet i kanë vijuar Philippe Richard, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Edukimit Katolik dhe Guy Selderslagh, sekretar i përgjithshëm i Komisionit Evropian të Edukimit Katolik.

Më pas, sekretari i përgjithshëm i Kongregatës për Edukimin Katolik në Vatikan, Imzot Vincenzo Zani ka bërë prezantimin e Paktit Edukativ dhe për impaktin e tij në botë.

Pas kësah rradha ka qënë për Motër Teuta Bukan, koordinatore kombëtare e KKEKSH, e cila ka folur për këtë pakt dhe përfshirjën dhe për hapat që ka bërë KKEKSH në implemtimin e këtij pakti në shkollat katolike, por jo vetëm edhe në bashkëpunimin që kanë pasur me institucionet shtetërore.

Pas prezantimit të këtij Pakti Edukativ, për rreth 1 orë, disa tryeza të ndryshme kanë diskutuar në lidhje me çështjen sesi mund të implentohet ky pakt në fusha të ndryshme.

Tryezat e bashkëndarjes ishin ajo me “Të rinj dhe adoleshentë”, “Prindër dhe gjyshër”, Mësues dhe drejtues”, “Mediat”, “Institucione të qeverisë qëndrore dhe locale”, “Përfaqësi diplomatike, miq dhe donatorë” dhe “Organizata ndërkombëtare dhe Ojf”.

Pas momentit të diskutimit secili grup ka paraqitur problematikat dhe se çfarë mund të bëhet më mirë për implementimin e këtij Pakti Edukativ dhe 7 pikave kryesore të tij. 7 pikat kryesore të këtij pakti ishin: së pari, vendosja në qendër  të çdo procesi edukativ formal dhe joformal, personin njerëzor, së dyti, dëgjimi i zërit të fëmijëve dhe të rinvje, së treti, inkurajimi për pjesmarrje të plotë të vajzave dhe grave të reja në arsim, së katërti,  vendosja e familjës në plan të parë në rolin e edukimit, së pesti për të edukuar dhë për t’u edukuar në mikpritjen dhe në veçanti për të qënë të hapur ndaj më të dobtëve dhe të margjinalizuarve, së gjashti, angazhimi për gjetjen e mënyrave të reja për të kuptuar ekonominë, politikën, rritjen dhe përparimin dhe së shtati, mbrojtja dhe kultivimi i shtëpisë tonë të përbashkët.

Edukimi Katolik në Shqipëri, në përgjigje të thirrjes për një pakt të ri edukativ po ndërmerr iniciativa e veprimtari të hapura për të lidhur ura bashkëpunimi me të gjithë aktorët që influencojnë rrugëtimin shkollor dhe edukues të fëmijeve tanë me një vision bazuar në vlera njerëzore dhe të vllazërisë.

Konferenca u mbyll më fjalën e Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe KKEKSH, Imzot Angelo Massafra.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme