HomeKISHKISHA E SHËN PJETRIT DHE SHËN PALIT – LUSHNJË

KISHA E SHËN PJETRIT DHE SHËN PALIT – LUSHNJË

25 prill 2026

Shumë të dashur, Zoti ju dhëntë paqe!

Mirë se ju gjej, në këtë kishë të bukur kushtuar shtyllave apostolike të fesë sonë katolike.

Në këtë moment nuk mund të mos kujtoj se, 33 vjet më parë, si sot në këtë orë, gjendesha në katedralen e Shkodrës, ndërsa Papa Shën Gjon Pali II, në praninë edhe të Nënë Terezës së Kalkutës, po përuronte stinën e re të jetës së Kishës në Shqipëri, duke shuguruar ipeshkvijtë imzot Frano Illia, imzot Rrok Mirdita, imzot Robert Ashta dhe imzot Zef Simoni.Koincidencën e kësaj dite nuk e çmoj një rastësi të thjeshtë, por si shenjë të një vazhdimësie shërbimi për rritjen e kësaj Kishe vendore.

Në këtë rast, dëshiroj të bashkëndaj gjysmën e një vargu nga Veprat e Apostujve, që sot, për mua dhe për ju, mund të jehojë si një ftesë dhe një nxitje:

⁸ ²⁶ Engjëlli i Zotit i foli Filipit e i tha: «Ngrihu e shko drejt jugut…»

Pritje e gjatë … Më në fund nisja u bë realitet!

Emocioni dhe gëzimi im në këtë çast nuk është vetëm për detyrën e re, që Papa Leoni ma ka besuar, por edhe për faktin se bëhem pjesë, së bashku me ju, e këtij misioni të jugut të Shqipërisë.

Në të vërtetë, e çmoj veten fatlum, që mund të bashkohem me ju, sivëllezër në meshtari dhe motra rregulltare, për të bashkëndarë angazhimin e ungjillëzimit e të kujdesit baritor, që deri tani e keni çuar përpara me energji të madhe e besnikëri.

Meqenëse në vitet e fundit kam pasur mundësinë të marr pjesë në raste të ndryshme formimi dhe takimi në këtë Administraturë, mund të them se ju njoh paksa të gjithëve dhe mendoj se nuk jam i panjohur për ju. Ajo që mund t’jua them me siguri është se këto raste kanë lindur në mua një vlerësim të madh për ju të gjithë dhe për bashkimin tuaj kishtar plot gjallëri. Është, pra, për mua një privilegj të vij për të shërbyer në mesin tuaj.

E di se prisnit një ipeshkëv… e ju vjen një frat…, por ju lutem të më pranoni kështu siç jam. Pjesën tjetër do ta bëjmë së bashku!

Nuk më mbetet tjetër veçse të falënderoj Shenjtërinë e Tij Papa Leonin, në personin e Nuncit të tij Apostolik, imzot Mirosław Adamczyk, si edhe imzot Giovanni Peragine, prej përvojës së çmuar të të cilit do të përpiqem të përfitoj. Jam i sigurt se ai do të vazhdojë t’ju qëndrojë pranë neve në shumë mënyra dhe me të njëjtën dashuri.

Nuk më mbetet tjetër veçse të falënderoj Shenjtërinë e Tij Papa Leonin, në personin e Nuncit të tij Apostolik, imzot Mirosław Adamczyk, si edhe imzot Giovanni Peragine, prej përvojës së çmuar të të cilit do të përpiqem të përfitoj. Jam i sigurt se ai do të vazhdojë t’ju qëndrojë pranë neve në shumë mënyra dhe me të njëjtën dashuri.

Mbi të gjitha, ju falënderoj të gjithëve ju që sot keni ardhur deri këtu për një gjest pritjeje vëllazërore… me shpresën që surpriza e dalë nga veza e Pashkëve, që Selia e Shenjtë jua ka përgatitur, të jetë e denjë për këtë kohë gëzimi.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme