Pas vizitës në Dioqezën e Sapës, Arqipeshkvi i Milanos, Imzot Mario Delpini ka bërë një vizitë dy ditore në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut.
Imzot Delpini, ka ardhur në Shqipëri për të vizituar priftat “fidei donum” (“dhurata i fesë”) që punojnë në Dioqezen e Sapës dhe në Administraturen Apostolike, dom Alberton dhe dom Enzon.
Pikërisht në 16 dhe 17 dhjetor, Imzot Delpini, ka qëndruar në Administraturën e Jugut.
Në të enjten e 16 dhjetorit, bashkë me Ipeshkvin e Administrautrës së Jugut Imzot Giovanni Peragine, ai ka vizituar disa bashkësitë të Administraturës, ndërsa në të premten e 17 dhjetorit, në Lushnjë, ka takuar të gjithë misionarët e të gjitha dioqezave duke ofruar një ligjëratë me temën “Si të ungjillëzosh në një botë të sekolarizuar”.
Kjo ditë ka qenë edhe rasti për misionarët për shkëmbimin e uratave dhe dhuratave për Krishtlindjen.
Fjalët e Imzot Delpinit na kanë ftuar edhe një herë të jetojmë misionin tonë me një stil sinodalë, domethënë karakterizuar nga “bashkimi” (“që të jeni një”) dhe “misioni” (“shkoni, që të gjithë të shëlbohen”).