9.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Shkodër-PultImzot Angelo Massafra: Rihapja e Seminarit një dhuratë e Zotit
HomeArqidioqeza Shkodër-PultImzot Angelo Massafra: Rihapja e Seminarit një dhuratë e Zotit

Imzot Angelo Massafra: Rihapja e Seminarit një dhuratë e Zotit

Seminari Ndërdioqezan “Nënë e Këshillit të Mirë”, mbushi 30 vjet në rihapjen e tij pas mbylljes nga komunizmi. Në një intervistë për Kish.al, Imzot Angelo Massafra, President i Konferencës Ipeshkvore dhe Arqipeshkëv Metropolit i Arqidioqezës Shkodër-Pult rrëfen sesa i rëndësishëm ka qenë ky Seminar gjatë këtyre 30 viteve për Kishën Shqiptare. Imzot Massafra rëndit sfidat e së ardhmes dhe disa prej arsyeve për tkurrjen e numrit të seminaristave. Mons. Angelo shpreh edhe dëshirën që ka që në hapësirat e këtij Seminari të hapet edhe një filial i Universitetit Katolik “ Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në fund bën edhe një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Seminari mbushi 30 vjet nga rihapja, sa i rëndësishëm ka qenë ky seminar në këto vite për Kishën Katolike në Shqipëri?

  • Seminari është një institut që Konsili i Trentos në rreth vitit 1550 ka themeluar pikërisht për të pasur meshtarët dioqezan sa më të formuar nga ana shpirtërore, njerëzore, nga ana e pjekurisë njerëzore, intelektuale dhe morale për të qenë barinj sa më të mirë për të gjithë besimtarët. Në Shqipëri ka qenë themeluar pikërisht në 1859, kur u lejua nga pushteti osman dhe filloi mund të them unë ringritja e Krishtërimit sepse në atë kohë perandoria osmane ishtë në rënie, atëherë fuqitë europiane duke u dhënë austro-hungarëve detyrën për kultprotektorat është quajtur, atëherë ka filluar që krishtërimi dhe katolicizmi të marrë një hov në Shqipëri e kështu është themeluar një seminar. Unë them gjithmonë që deri në vitin 1946 edhe kur është mbyllur e quaj si “Koha e Arit” e katolicizmit në Shqipëri për shumë aspekte dhe falë angazhimit të këtij Seminari Papnor, i edukatorëve, i të gjithëeve, ku të gjithë merrnin pjesë në këtë Seminar, i gjithë Kleri në Shqipëri. Pastaj komunizmi ka bërë si ka bërë. Rihapja ka qenë një dhuratë, pikërisht në Kurien Dioqezane të Shkodrës ka qenë Seminari i parë, por imagjinoni me të gjithë varfërinë, mungesën, këtu janë pranuar të gjithë të rinjtë që po shqyrtonin për të pranuar thirrjet dhe pikërisht ka qenë edhe Seminari një vend ku janë formuar qindra persona, më shumë se 100 persona kanë dalë meshtarë, rregulltarë dhe të gjithë kanë studiuar në këtë seminar, e për këtë falenderojmë Papën i cili ka formuar, të gjithë edukatorët jezuit, profesorët që janë edhe sot. Është një Institut i padiskutueshëm sepse për të formuar meshtarët, për të qënë barinj si duhet, se sot është më e vështirë, në të kaluarën nuk studioheshin të gjitha, sot studiohen të gjitha. Atëherë meshtari duke shfrytëzuar kurset filozofike, teologjike, gjithçka ka të bëjë për formimin, duhet të dalë më i formuar për të përballuar vështirësitë që janë sot edhe për të qenë meshtar i të gjithëve, i të varfërve dhe intelektualëve.

Si e keni shikuar gjatë këtyre viteve ecjen e këtij Seminari?

  • Duke qenë se Selia e Shenjtë ia ka besuar përsëri Etërve Jezuit kemi qenë në duar të sigurta se Jezuitët kudo janë edukator të formuar, janë rektorë, kanë në dorë çështjen e formimit të seminaristave në filozofi e teologji dhe shkolla filozofike-teologjike por duke falenderuar shumë Etërit Jezuit që më radhë Atë Pietro Maione, Atë Lorenzo Giordano, Atë Gaetano Brambillasca dhe Atë Ignazio Buffa, e të gjithë edukatorët, kjo ka qenë bukuria e këtij Seminari që edhe për mungesën e thirrjeve Jezuit, filluam të bashkëpunojmë edhe me meshtarët dioqezan, duke qënë se Seminari formon, së pari flas për Seminarin që formohen vetëm dioqezanët, pastaj rregulltarët kanë shkuar e kanë marrë pjesë në filozofi e teologji, atëherë Jezuitët kanë menaxhuar qoftë Seminarin, qoftë shkollat jezuite ato filozofike-teologjike, ngadalë-ngadalë dhe për mungesën e thirrjeve jezuite kemi vënë brenda edukatorët dioqezan e tani janë disa vite se për mungesën e thirrjeve, jezuitët fatkeqësisht na kanë lënë menaxhimin e Seminarit edhe pas një farë koheje edhe sot Seminari është në duart e Konferencës Ipeshkvore sikur ka qenë edhe më përpara por në menaxhimin e meshtarëve dioqezan. Por ka qenë një ecje shumë interesante, asgjë nuk është e përsosur por mendoj se pa këtë Seminar nuk do kishim pasur meshtar shqiptar.

Cilat janë sfidat e së ardhmes për këtë Seminar?

  • Sfidat janë të shumta, një është mungesa e thirrjeve, si shkak i emigrimit, ndoshta dekonsumizmi që ka bërë që shumë familje edhe katolike të humbin një farë përshpirtërie si duhet dhe shumë familje nuk lejojnë që fëmijët të shqyrtojnë thirrjet sepse mendojne vetëm për tu pasuruar, për të ardhmen e kanë harruar si mund të imitojmë martirët tanë në shërbimin e Kishës edhe duke qëndruar në Shqipëri për ti dhënë një dorë kësaj kishe që të rrijë në këmbë, për të vazhduar, kjo është një nga sfidat, pastaj së dytido të vazhdojmë me formimin dhe për këtë duhet të shtoj një gjë, duke qënë se jam përgjegjës nga ana Konferenca Ipeshkvore dhe jam në Shkodër, iu kam dhënë shumë meshtarëve dioqezanë mundësinë dhe ndihmën për të studiuar në Romë në Teologji apo në çdo lloj forme për të qenë profesorë në mënyrë që Seminari dhe shkolla filozofike-teologjike të jetë e menaxhuar nga shqiptarët, ky ka qenë qëllimi im, duke qenë se kam më shumë në menaxhim në Shkodër si seminaristat por edhe meshtar e dioqezat e tjera jam angazhuar për ti formuar nga ana shpirtërore, njerëzore, nga ana profesionale, nga ana teologjike, nga ana e lëndëve që mund të mësojmë dhe për të qenë bari sa më të mirë, për të qenë profesor nesër dhe shkolla teologjike të bëhet e gjitha në gjuhën shqipe. Deri përpara disa vitesh bëhej vetëm në gjuhën italiane sepse i kishim profesorët nga Italia dhe tani kemi edhe profesorë shqiptarë, ose italian ose misionar që kanë mësuar mirë gjuhën shqipe dhe kemi këtë pasuri, vetëm se mungojnë tekstet, nuk kemi shume tekste për të mësuar në gjuhën shqipe, atëherë duhet që në Seminar të mësohen edhe disa gjuhë të huaj si italisht në veçanti, nëse është e mundur në anglisht, por shumë interesante është edhe gjermanishtja, për tu formuar më tepër, për këtë them unë Seminari ka pasur rol të jashtëzakonshëm dhe shpresoj të ketë sepse pa seminar, ku formohen seminaristat dhe meshtarët.

Si e shikoni mungesën e thirrjeve? Kush janë shkaqet që po tkurret numri i thirrjeve?

  • Arsyet janë të shumta, unë sjam as sociolog por mendoj që një prej gjërave që mungon është pak humbja e fesë, sepse konsumizmi si kudo në botë, sepse cdo komb ka njerëz të mirë, besimatërë të mirë, por konsumizmi bëri që ti japësh më shumë përparësi gjërave tokësore sesa gjërave shpirtërore, ky është rreziku i parë. Rreziku i dytë është emigrimi, njeriu mund të shkojë kudo, por Shqipëria ka nevojë për njerëzit, ka nevojë për ne, ka nevojë për të rinj e të reja, për familje të mira dhe thirrjën Zoti na e jep duke na dhënë një dorë për të zgjidhur problemet që janë në një komb, kështu kuptohet thirrja, atëherë që të jemi të gjithë gurë të gjallë për të bërë Shqipërinë tonë. Unë shpesh herë dhe në çdo rast e përmend faktin se kemi nevojë për meshtarë, sot jemi shumë mirë, mund të jemi edhe më mirë, sepse e mira nuk mbaron kurrë, por në krahasim kur skemi pasur asgjë. 30 vite më parë kemi filluar Seminarin e nuk kishte asgjë, këtu ka qenë entuziasmi, por ka pasur varfëri. Disa meshtarë me kanë treguar kohët e vështira në fillim, kanë jetuar në dhoma me qira ku kishte edhe minj. Sikurse edhe une vetë kur kam ardhur si misionar për të shërbyer në Laç, kam bashkëjetuar me minjtë, por këto janë momentet heroike të fillimit, por këto gjëra duhet të na ndihmojnë sepse na kanë forcuar, sepse në vështirësite në formim, vështirësitë në ecje, vështirësi të ndryshme na ndihmojnë që të formojmë një kurriz të fortë shpirtëror, moral për të përballuar vështirësite. Por duhet të bëjmë edhe diçka ndryshe në edukimin e brezave, nuk duhet ti llastojme gjithmonë njerëzit, sepse prindërit i llastojnë tepër fëmijët, sepse shpesh dëgjoj duke thënë ne kemi vuajtur, të mos vuajnë fëmijët, nuk duhet të vuajnë kot, por një Jo, për të mos i llastuar shumë, që të mësohen të jetojnë me pak sakrificë, sepse pa sakrificë jeta nuk kuptohet. Është e mundur që të duam më shumë, dhe kemi nevojë për meshtarë, kemi nevojë për meshtarë për ti dërguar në mision, unë vetë jam misionar dhe kam dëshirë dhe dëshiroj që të dërgoj dikë në mision, por kemi nevojë edhe këtu, në mision edhe për jashtë dioqezës, sepse siç e përmenda edhe më lart, vetëm tani kam dërguar tre meshtar për të studiuar në Romë sepse janë të domosdoshëm për të bërë studime dhe për mbaruar doktoraturën për ti pasur pastaj si profesorë në shkollat tona, për këtë them unë që të gjithë duhet ta duam kishën tonë, pastaj thirrja është një gjë e lirë, thirrja nuk impohet por besohet e lutet, asnjë thirrje martësore nuk imponohet se pastaj ka divorc , pra as thirrja në meshtari nuk imponohet, por flitet, lutet e pastaj Zoti bën punën e vet. Një rol që kemi edhe ne si meshtar është që të japim një shembull të mirë, kjo është një tërheqje. Papa Benedikti në një takim në Aosta në Itali theksonte se “të dashur meshtarë, kur të rinjtë e të rejat iu shohin juve, nga jeta juaj, nga gëzimi juaj, nga dashuria juaj, dhe të bëjnë pyetjen a mund të bëhem prift edhe unë si ai?”, domethënë dashuria e meshtarëve ka një rol dhe rëndësi të madhe.

Si mund të përdoret një strukturë kaq e madhe me pak seminaristë?

  • Është një problem që gjithmonë e kemi shqyrtuar me ekipin e Seminarit, e kemi menduar disa gjëra, sot mund të përdoret për takime, për formime, shpresoj që të vazhdoj të përdoret edhe për Seminar sepse është i rëndësishëm, nuk kemi më numra si përpara, por të kemi çdo vit disa dhe të mos mungojnë meshtarët për kishën tonë. Por mund të përdoret edhe për formimin e familjeve, formimin e katekistëve, formimin e ministrantëve, për formuar akolitë. Dhe shpresoj që pas disa vitesh të kemi mundësi të hapim një filial të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, kjo është edhe si një ëndërr e imja. Unë mendoj se angazhimi ynë është që të vlerësohet në çdo aspekt sepse edhe nga ana strukturale nuk është mirë që të mbetet e zbrazur, por Zoti do të na udhëheqë, unë përdor filozofinë e Abrahamit, “Zoti do të mendojë sëbashku me ne që të hapi sytë e mendjen që të gjejmë rrugën për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë strukturë”.

Mesazhi për të rinjtë…

  • Ti japim një hov, 30 vjet kanë kaluar, mund të shohim të mirat që kemi bërë, para disa ditësh kemi varrosur Dom Gjergj Simonin, na ka mbetur gjallë edhe Kardinali Ernest Troshani Simoni, domethënë jemi në mbarimin e këtyre meshtarëve që kanë qenë torturuar, kanë qenë në burg dhe që kanë vuajtuar. Unë uroj dhe shpresoj që të rinjtë dhe të rejat, ne kemi pasur një murgeshë të jashtëzakonshme e cila vdiq një muaj përpara Motër Maria Kaleta një motër stigmatine. Kemi nevojë të rinjtë dhe të rejat të mendojnë që nuk është kot me i dhënë jetën Zotit, është edhe një thirrje, një thirrje që mund të realizohet, që na jep lumturi e na jep gjërat që mund të bëjmë me dashuri për tu përgjigjur ‘PO’, Zotit, sepse Zoti thërret, Zoti na thërret edhe duke shikuar gjithë këto nevoja që kemi, se Zoti ndihmon nëpërmjet nesh, Zoti ngushëllon nëpërmjet nesh, Zoti ec në vendet më të braktisura nëpërmjet nesh dhe ndërhyn që të jemi të gatshëm që të dashurohemi më shumë më KRISHTIN, dhe pastaj të dashurohemi me vendin tonë, e me njerëzit që kanë nevojë për Ungjillin, për paqen e për bukën qiellore. Uroj që të rinjtë e të rejat që pikërisht në kujtim të këtij 30 vjetori, të marrin seriozisht këto pyetje, pastaj përgjigjet të bëjnë si Shën Françesku “O Zot çfarë dëshiron të bëj, të jem i dobishëm për vendin tim e për lavdinë tëndë?”, duke ndjekur edhe për së largu shembullin e Nënë Terëzës dhe martirëve tanë, ky është urimi dhe nxitja që bëj.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme