Papa Françesku do të hapë zyrtarisht Sinodin mbi Sinodalitetin në Vatikan me Kremtimin e Eukaristisë në Bazilikën e Shën Pjetrit (të dielën 10 tetor), i paraprirë nga një moment reflektimi në Sallën e Re të Sinodit (e shtunë 9 tetor).
Programi i së shtunës parashikon punime në seancë plenare dhe punime në grupe gjuhësore. Do të jenë të pranishëm përfaqësues të Popullit të Hyjit, ku përfshihen delegatë të Takimeve Ndërkombëtare të Konferencave Ipeshkvore dhe Organizmave të ngjashëm, anëtarë të Kuries Romake, delegatë vëllazërorë, delegatë nga jeta e kushtuar dhe nga lëvizjet kishtare laikale, këshilli i të rinjve, etj. Papa Françesku do të marrë pjesë në pjesën e parë të punimeve.
Mesha e Shenjtë të dielën 10 tetor në orën 10.00, e kryesuar nga Ati i Shenjtë, do të përurojë Sinodin për Kishën universale dhe për Dioqezën e Romës, me pjesëmarrjen e besimtarëve.
Punimet në seancën plenare të së shtunës dhe Mesha e Shenjtë të dielën do të transmetohen drejtpërdrejt nga Vatican Media.
Programi
E shtunë 9 tetor 2021 – ora 9.00-13.00
Salla e Re e Sinodit
Moment Reflektimi për fillimin e Ecjes sinodale
8.00 Pritja
9.00 Vendosja në fron dhe Shpallja e Fjalës së Hyjit (Zb 1,9-20)
Meditim:
P. Paul Béré, sj (Burkina Faso) dhe Cristina Inogés Sanz (Spanjë)
Fjalimi i Atit të Shenjtë
Përshëndetja e Kard. Jean Claude Hollerich, Relator i Përgjithshëm i Sinodit
Dëshmi:
· Një e re (Afrika e Jugut)
· Një rregulltare (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) (në video)
· Një ipeshkëv (Kore)
Heshtje
· Një familje (Australi) (në video)
· Një meshtar (Brazil) (në video)
· Një përgjegjës i një bashkësie rregulltare (Francë)
Heshtje
Mesazhi i Kard. Mario Grech, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit
Fillimi i punimeve në Grupet e Vogla
11.00 Pushim
11.30 Workshop në Grupet e Vogla (sipas gjuhëve)
Fundi i punimeve në orën 13.30